LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Përgjegjësia bie mbi mazhorancën e cila po vazhdon me degradimin e institucioneve

Tahiri për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Përgjegjësia bie mbi mazhorancën e cila po vazhdon me degradimin e institucioneve
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk kemi pasur një mbarëvajtje të duhur të agjendës tonë parlamentare tash e një kohë.

“Përgjegjësia bie mbi mazhorancën, në këtë mazhorancë e cila është tregu joefikase në shumë drejtime, edhe në implementimin e agjendës legjislative e në anën tjetër edhe në degradimin e shumë institucioneve tona të pavarura”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se që nga konstituimi i kësaj legjislature nuk kemi arrit me pas një funksionim të mirëfilltë i cili do t’i përgjigjej edhe nevojave të qytetarëve


“Rol të madh në funksionimin e republikës tonë parlamentare ka edhe Qeveria, e cila është njëra nga sponzorizuesit më të mëdhenj të ligjeve që vijnë në Kuvendin e Kosovës. Ata as për së afërmi nuk kanë arrit me implementu agjendën legjislative që e kanë krijuar vetë”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, më tej theksoi se kjo mazhorancë ka vazhduar me ritmin e njëjtë që nga konstituimi i saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori