Nga: Bajram Mjeku
Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti dhe Ramadan Musliu, janë tre shkrimtarët më meritorë, që kanë shkruar dhe pafundësisht janë kujdesur në Kosovë për krijimtarinë e bardit të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci.
Këta tre shkrimtarë, që i përkasin qarkut kulturor të Prishtinës, janë më meritorët për faktin se krahu i socrealistëve, që në Kosovë nuk ishte i vogël, e ka bojkotuar në heshtje Lasgushin dhe këtë e ka bërë në kontinuitet dhe me dekada.
Kur shkrimtari dhe studiuesi Sabri Hamiti në fund të viteve shtatëdhjetë e pati përgatitur vëllimin e plotë poetik të Lasgushit me titull “Vdekja e Nositit”, i botuar me shkronja të arta nga ndërmarrja botuese “Rilindja” në Prishtinë, thuhet se kur Lasgushi pranoi librin në Tiranë, është mrekulluar aq shumë dhe librin e përkëdhelte si foshnjën, pasi nuk kishte besuar se një libër aq i bukur mund të shtypej në Kosovë!
Këtë postim simbolik e bëj me rastin e 34 vjetorit të shuarjes së bardit të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci.
Sot e tridhjetekatër vjet më parë, isha student dhe ndiqja kurset e letërsisë. Ditën kur Lasgushi ndërroi jetë, nuk do ta harroj kurrë. Ishte muaji nëntor, por dita ishte me diell si sot dhe lajmin për shuarjen e Poradecit e pata kuptuar përmes gazetës së përditshme “Rilindja”, e cila nuk ekziston më! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShfaqja që thërret njerëzoren!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
“Procesi”
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë