Pas pamjeve që dolën në publik, ku ai grushton një grua pas një zënke verbale në një prej supermarketeve të Kosovës, F. Berisha ishte arrestuar nga policia dhe tani do të përballet me organet e drejtësisë.
Policia e kishte arrestuar Berishën për veprën lëndim i lehtë trupor, por prokurori e kishte ndryshuar veprën duke konsideruar sulm.
Në njoftimin për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj dhe ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të bëhet ekzaminimi psikiatrik.
Avokati Asdren Bytyçi tregon se sa është lartësia e dënimit për vepra të tilla penale.
“Varësisht nga cilësimi i prokurorit nëse veprën penale do ta cilësojë sulm apo lëndim i lehtë. Për dy dyja veprat parashihet dënime me gjobë apo burgim deri në tri vite”, deklaroi Asdren Bytyçi për RTV Dukagjinin.
Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e përcaktuar që në rast sulmi vepra penale dënohet deri në 1 vjet burg, derisa me lëndim trupor dënimi shkon deri në tri vite.
“Është shqetësuese se këto vepra vetëm kur po bëhen mediale, apo po ngritën shqetësime nga shoqëria civile po vënë në reflektim sistemin gjyqësor. Ka shumë raste tjera që kalojnë në heshtje kur nuk ka monitorim.
Vendimet që janë marrë nga institucionet e drejtësisë po i sheh si problematike Fjolla Muça nga Instituti për Politika Sociale.
“Institucionet tona po i kontribuojnë kësaj dhune në baza gjinore duke bërë si normë në shoqërinë tonë. Ky është një shqetësim që po ndodh ën baza ditore”.
Prokuroria thotë se pas një mosmarrëveshje të çastit në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore