Inzaghi para derbi ndaj Juventusit: Është mirë kur Allegri na sheh favorit për titull, Interi dëshiron të jetë protagonistë
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, përgatitet për ndeshjen e tij të parë Derby d’Italia kundër Juventusit dhe tha se është bukur të dëgjosh Massimiliano Allegrin teksa thotë se Nerazzurrët janë favoritë për të fituar Scudetton.
Inzaghi zëvendësoi Antonio Conten përpara sezonit dhe shpreson të imitojë paraardhësin e tij, i cili hodhi themelet për titullin me një fitore 2-0 ndaj Juventusit sezonin e kaluar.
Interi shpreson t’i japë vazhdimësi fitores kundër Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve dhe Inzaghi e di se duhet ‘një ndeshje të shkëlqyer’ për të mposhtur Bianconerët.
“Kampionati është në fillim. Është një ndeshje shumë e rëndësishme mes dy skuadrave shumë konkurruese. Ne jemi të vetëdijshëm dhe do të kemi në krah edhe tifozët tanë. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe”, ka thënë fillimisht Inzaghi në konferencë për shtyp.
Vigilia di #InterJuventus: le parole di Simone Inzaghi in diretta dal Centro Sportivo Suning https://t.co/f8vjnIeTHR
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) October 23, 2021
Gjatë konferencës për shtyp më herët, Allegri tha se Interi është ‘favoriti’ për të fituar titullin dhe Inzaghi pranoi se është ‘mirë’ të dëgjosh këto fjalë.
“Nëse ai thotë kështu, një trajner që e respektoj aq shumë, është mirë. Unë mund të them të njëjtën gjë për ta, Napolin, Milanin dhe shumë ekipe tjera. Ne duam të jemi protagonistë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.
Inzaghi humbi nga ish-klubi i tij Lazio herën e fundit dhe u pyet nëse një fitore ndaj Juventusit në Giuseppe Meazza do të ndihej si një shpengim për Nerazzurrët.
“Mendoj se po, është një lojë shumë e rëndësishme përtej pikëve. Pas takimit me Lazion folëm shumë, vendosëm gjithashtu se do të vazhdojmë të luajmë nëse një nga kundërshtarët tanë duhet të mbetet në tokë”.
“Do të jetë gjyqtari ai që do të vendosë nëse do të ndalet apo jo. Lazio është e organizuar dhe me lojtarë shumë të shpejtë, nesër kemi një mundësi tjetër për të reaguar”.
Një disfatë të dielën do të nënkuptojë se Juventusi barazon Interin pas një fillimi të dobët të sezonit dhe Inzaghi e di se do të jetë e vështirë të rikthehet nga një disfatë kundër Bianconerëve.
“Sigurisht, Juventusi është rivali ynë historikë. Do të duhet të bëjmë mirë që ta bëjmë ndeshjen tonën. Ata kanë rikuperuar të gjithë lojtarët e tyre, kanë rezultate të shkëlqyera dhe ne duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe”.
“Ne kemi mbajtur gjithmonë terrenin tonë dhe kemi humbur vetëm dy ndeshje, pavarësisht se kemi luajtur mirë, madje meritojmë një rezultat ndryshe”.
“Ne do të përpiqemi të përmirësohemi dhe të jemi gjithnjë e më shumë një ekip”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City