Gjuajtje të drejtpërdrejta me armë zjarri, hedhje e bombolave të gazit, granata luftarake janë përdorur të mërkurën nga grupe kriminale të organizuar në veri të Kosovës për të sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës, dhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës së tyre.
Tensione pati pas një operacioni të Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, që u realizua në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore.
Por, në Mitrovicën veriore situata u tensionua shumë, duke lënë kështu 10 policë të lënduar.
Rreth 20 gazetarë po ashtu ishin viktima të sulmeve të serbëve që vendosën barrikada për të kundërshtuar operacionin e Policisë së Kosovës.
Serbët kanë kundërshtuar operacionin policor, duke sulmuar policët me gurë e kishin djegur vetura, të cilat raportohet të kenë qenë me targa RKS, transmeton Telegrafi.
Pas bllokimit të rrugës në Rudar të Zveçanit, kamionë që në mes të rrugës të ndaluar janë parë sot edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.
Lidhur më gjendjen e krijuar sot në veri, është deklaruar edhe NATO.
Nga NATO në një përgjigje për Telegrafin thonë së janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse në Kosovë, dhe se Polica ka kryer operacion në zbatim të ligjit.
Në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” ishin vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë veriore të qytetit, të cilat qëndruan aty deri në orët e mbrëmjes.
Mbi 20 gazetarë u sulmuan sot në veri
Mbi 20 ishte numri i gazetarëve që janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre derisa situata ishte e tensionuar në veri të vendit.
Sipas informacioneve që ka Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, asnjëri nga ta nuk ka pësuar lëndime, por presioni që u është bërë është i papranueshëm.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve, ndërkaq AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kërkuar siguri për gazetarët, kameramanët e fotoreporterët që ishin në atë pjesë.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se komunikimi me gazetarët në veri sot ka qenë i vazhdueshëm.
“Mbi 20 gazetarë së paku kanë qenë pre e sulmeve të protestuesve lokal derisa kanë qenë duke raportuar në Lagjen e Bonjakëve pas vendosje së barrikadave nga serbët lokal. Ata janë sulmuar me mjete të ndryshme nga ana e serbëve”, theksoi Rexha në prononcim për Telegrafin.
Rexha njoftoi se askush nga gazetarët nuk ka pasur asnjë lëndim fizik, por siç tha ai presioni që është bërë ndaj tyre është i papranueshëm.
Ai po ashtu, theksoi se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar nga ata të ofrojnë siguri për gazetarët.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj sulmeve që ndodhën sot dhe presionit që iu bë gazetarëve që raportuan nga ngjarjet në veri të vendit.
Përmes Tëitter-it, Rohde u shpreh se dhuna është e papranueshme dhe duhet hetuar.
Ai theksoi se është shumë me rëndësi që gazetarët ta bëjnë punën e tyre
“I shqetësuar për raportimet e sotme për presion dhe sulmet ndaj gazetarëve. Është shumë me rëndësi që ata ta bëjnë punën e tyre. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet”, shkruan Rohde.
Detaje për operacionin dhanë ministri i Brendshëm e Drejtori i Policisë në konferencë për medie
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni i sotëm është në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar dhe nuk është kundër qytetarëve e as institucioneve të caktuara.
“Është një shërbim aleat që ka iniciuar këtë rast dhe në të njëjtën kohë ne jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tonë të ngushtë ndërkombëtarë. Kështu që nuk bëhet fjalë për aktivitet drejtuar komunitetit serb në Kosovë. Pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit janë sulmuar, është shqiptar që është në kërkim. Nuk mundet as Vuçiq e as askush ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Republikës së Kosovës. Është barnatorja se ka ndodhur 20 metra në këtë anë apo këtë anë është irelevante. Ne do të vazhdojmë në zbatimin e ligjit kudo në Kosovë dhe ndaj çdo shkëlqesi të ligjit do të merren masat ligjore”, theksoi Sveçla.
Sipas Sveçlës, prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi është serbë dhe shumica e pjesëtarëve të njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë janë serbë.
Ndërkaq, siç tha ai të kërkuarit dhe të arrestuarit janë shqiptarë.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se Policia e Kosovës ka realizuar sot aksionin në disa lokacione të ndryshme në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.
Mehmeti tha që ishin planifikuar të realizoheshin sot gjatë ditës 26 kontrolle ne lokacione të ndryshme, në dy raste të quajtur “Rio” e “Mjekrra”, për të cilat tha se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit.
“Kjo është diçka që është duke u hetuar”, theksoi Mehmeti.
Ndërkaq, në raste tjera në lokacione të ndryshme, siç tha ai, policia e Dogana janë penguar në kryerje të detyrës.
“Operacioni ka filluar gati një vit më parë dhe veprime operacionale ka pasur gjatë gjithë kohës. Operacioni policor ka pasur në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicë së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Në të gjitha rajonet e tjera ka kaluar pa problem, përveç në pjesën veriore të Mitrovicës, grupe kriminale në mënyrë të organizuar kanë bllokuara rrugën, kanë hudhur bombola gazi, kanë përdorur mjetet transportuese, kanë shtënë me armë zjarri, kanë hudhur shok-bomba, granata të dorës, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganor e policor që ishin në kryerje të detyrës. Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr veprime policore me mjete të ndryshme dhe të nevojshme ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve policor por edhe qytetarëve që nuk kanë pasur të bëjnë me rastin”, tha Mehmeti.
SHBA e BE reaguan për aksionin, ndërkaq reagime pati edhe brenda Kosovës
Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon i ka reaguar shefit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell në lidhje me deklaratën e tij për operacionin e sotëm në veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga ana e BE-së, nuk ka të bëj me operacione ditore të policisë, duke shtuar se shtetet që bëjnë punën e tyre duhet ta kenë respektin e plotë të BE-së.
Ndërkaq, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për qetësi, pas operacionit të Policisë së Kosovës, dhe tensioneve në veri të Kosovës.
Ata janë shprehur se janë duke punuar me BE-në e NATO-n për të arritur normalizim të marrëdhënieve e ulje të tensioneve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për t’iu ndihmuar të gjitha palëve që të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe ulje të tensioneve”, është thënë në përgjigje për REL.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me operacionin policor që u zhvillua në 4 lokacione të ndryshme të Kosovës ka thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk njohin etni.
“Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre. Prandaj aksioni i sotëm i policisë dhe doganës së Kosovës, i autorizuar nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të quhet “aksion në veri”, sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe krimin e organizuar”.
Presidentja thotë se edhe në të kaluarën krimi i organizuar ka qenë multietnik madje sipas saj është ndihmuar edhe nga politika, por sipas saj “ato ditë kanë perënduar”.
Osmani në fund ka dhënë një mesazh edhe ndaj Bashkimit Evropian.
“Tani që kjo luftë ndaj krimit është e vertetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson”, deklaroi në fund Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas përfundimit të operacionit policor kundër kontrabandës së mallrave.
Shefi i ekzekutivit në reagimin e tij ka bërë thirrje që qytetarët në veri të mos bien pre e disa mediave serbe, të cilat mbrojnë krimin e korrupsionin.
Kurti ka shkruar se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe se do të luftohen.
“Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje