LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Shkarkimi i ambasadorëve ishte në kuadër të reformave në MPJD

Gërvalla: Shkarkimi i ambasadorëve ishte në kuadër të reformave në MPJD

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, ka folur për gjendjen në të cilën gjendet diplomacia e jashtme e vendit, pas shkarkimit të 12 ambasadorëve.

Ajo u shpreh se vendimi për shkarkim, ishte akt në mesin e reformave që pati nisur MPJD-ja, dhe se funksioni i tillë i ambasadorëve ishte i jashtëligjshëm.

”Reformat në MPJ nuk kanë nisur me shkarkimin e 12 ambasadorëve politikë, ky ka qenë njëri ndër hapat që kemi ndërmarrë. Sepse reformat që janë nisur në MPJD, janë të shumëllojshme”, tha Gërvalla në Klan Kosova.


”Janë shkarkuar 12 ambasadorët politikë, sepse kanë qenë në disproporcion me ligjin tonë. Janë shkarkuar të gjithë për një herë, sepse në momentin që ke tejkaluar kuotën ligjore, atëherë i ke të gjithë të jashtëligjshëm. Pra, 12 ambasadorët politikë sepse kemi konsideruar se është shkelur ligji i shërbimit të Jashtëm politik. Në ndërkohë është bërë përzgjedhja e ambasadorëve”.

Ajo tha se detyra  tyre nuk ka qenë që të tregojnë se mund brenda javës të zgjedhim njerëzit për ambasadorë. “Detyra jonë është që me kujdes të kemi të zgjedhur përfaqësuesit tanë”.

”Ne i kemi përzgjedhur ambasadorët me shumë kujdes dhe nga lista që kemi përzgjedhur, rezulton se ambasadorët që kemi përzgjedhur janë përzgjedhur jashtë saj që ka ndodhur në të kaluarën.  Ky është një gjest që ata i ka nxjerrë faqebardhë nga detyra të cilën e kanë liruar, sepse ka treguar se s’ka pasur asgjë personale me asnjërin prej të emëruarve. 30 gushti nuk ka qenë ai që ne kemi thënë se do t’i zëvendësojmë”.

”Ne kemi thënë ju keni tre muaj kohë, për të liruar. Nuk mund të marrim ne individualisht ish-ambasadorin Gjergj Dedaj dhe t’i përgjithësojmë. Pres nga dikush që është ambasador i Republikës së Kosovës që kur e di që me 30 gusht i përfundon mandati i tij, pres të kryejë detyrën e tij”.

”Ata janë lajmëruar të gjithë, të gjithëve iu është lënë koha më 30 gusht, përveç ambasadorit Gjergj Dedaj i cili është larguar më herët”, tha Gërvalla.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori