LAJMI I FUNDIT:

Hoti paralajmëron padi për ata që bën lajmin e rremë për fatin e babait të tij, flet edhe për hapjen e arkivave

Hoti paralajmëron padi për ata që bën lajmin e rremë për fatin e babait të tij, flet edhe për hapjen e arkivave

Një lajm i rremë për kinse gjetjen e eshtrave të Ukshin Hotit, e ka shqetësuar dhe ia ka rihapur plagët e dhimbjes familjes së veprimtarit të zhdukur tash e 22 vjet më parë, gjatë luftës në Kosovë.

Djali i Ukshinit, Andin Hoti në intervistë për Telegrafin ka thënë se do ta padisë portalin që ka publikuar lajme të rreme në lidhje me babain e tij, teksa theksoi se halla e tij që nga dita që e ka parë lajmin është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Ka qenë të hënën një raportim, po e theksoj i rrejshëm. Është bërë prej një gazetare dhe një portali, për të cilën kam menduar se është një keqkuptim, pasi është lidhur me rastin e Kizhevakut. Aty shkruhej se janë gjashtë trupa të masakrës së Rezallës, e një prej tyre është Ukshin Hoti, që nuk kish të bëj asgjë Ukshin Hoti me këtë rast”, tha Andin Hoti.


Ai tha se nga dita që halla e tij e ka parë lajmin, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Fatkeqësisht gazetarja më ka thirr ne telefon. E, përveç shqetësimit përmes shkrimit e portalit, që si pasojë e këtij halla ime është ende sëmurë, tash e një javë ditë, në vend të kërkim faljes, ajo më tha: ‘Ti po gënjen, se kjo është 100% e sigurt”. Do të thotë mua, djalit të Ukshin Hotit, që jam kryetar i delegacionit dhe komisionit më ofendoi e më shqetësoi dyfish, se më tha që po rrej, kinse ajo po e dika që lajmi është 100% i vërtetë”, tregon Hoti.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se do ta padisë portalin dhe gazetaren që ka publikuar atë lajm.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti / Foto: Ridvan Slivova

“Unë natyrisht po e ngre padinë ndaj saj e portalit, sepse mendoj se jo vetëm unë, por asnjë familjar në Kosovë nuk do të duhej të cenohej e lëndohej në këtë formë. Duhet të ketë kujdes të shtuar e të dyfishtë kur bëhet fjalë për familjarët e personave të zhdukur”, u shpreh ai.

Andin Hoti tha se prej se është në krye të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur është bërë cak i sulmeve.

“Natyrisht që nuk ka asgjë të vërtetë në atë lajm. Nuk e di pse po ndodh, por po ndodh vazhdimisht, sidomos prej se jam kryetar i Komisionit e kanë bërë standard të më sulmojnë. Ajo që dihet është se statusi i Ukshin Hotit nuk dihet, cilësohet si i zhdukur”, thekson Hoti.

Ai theksoi se, “Ku është e çka ka ndodhur me fatin e tij nuk dihet, dhe mendoj se këtë e dinë Beogradi zyrtar, të cilët nuk po japin informacion. Nuk ka asnjë informacion, as zyrtar e as jo-zyrtarë, sepse unë më shumë dëshirë do ta publikoja”, tha ai.

Mundësia që dokumentet që dalin nga Serbia, qoftë edhe nga arkivat shtetërore serbe, siç thotë Hoti janë të mëdha.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti / Foto: Ridvan Slivova

Ai u shpreh se një gjë e tillë ka ndodhur më herët, teksa tha se kjo nuk është shpresa e vetme për zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ka ndodh një gjë e tillë, ajo çka ne kemi kërkuar e unë shpresoj, është se kjo është njëra ndër rrugët e pakta që na çon tek informacioni, nuk them që është e vetmja. Nuk po them që nëse Serbia na i dërgon rastësisht arkivat e ushtrisë ne nuk kemi tjera rrugë për të zbardhë të vërtetën, natyrisht nuk kanë ndodhur krime vetëm prej ushtrisë e policisë, e dimë që ka pasur edhe grupe tjera kriminale por edhe ato në komandë të shtetit të Serbisë”, tha ai.

Tutje, Hoti thotë se të gjitha dokumentet që dalin nga arkivat e ushtrisë serbe, do të verifikohen nga organet tona hetuese.

“Ne i kemi kërkuar arkivat e ushtrisë së Serbisë, të cilat janë të klasifikuara, Serbia ato me ligj i ka të klasifikuara, dhe që mendojmë që do të na ndihmonim shumë në identifikimin e gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Por kjo nuk do të thotë që ne i besojmë kësaj, ose që është rruga e vetme, por mendoj se na asistojnë, edhe nëse janë të falsifikuara, janë organet tona që i verifikojnë”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori