Sukses i madh për prodhuesit e veturave elektrike. Fushata negative drejtuar kundër veturave me naftë ka sjell rezultate.
Pasi që humbën primatin në raport me veturat me benzinë, ato me naftë kanë rënë edhe për një shkallë, transmeton Telegrafi.
Për herë të parë shitja e veturave me naftë ka qenë më e ulët sesa ato elektrike, që viteve të fundit kanë fituar në masë të madhe vëmendjen e opinionit.
Këtë e tregojnë rezultatet e shitjes që i ka publikuar JATO Europe, sipas të cilave 151.737 vetura elektrike të shitura (EV dhe PHEV) kanë përbërë 21 për qind të tregut global.
Të njëjtën kohë janë shituar 141.635 vetura me naftë, që i bie 20 për qind e tregut në nivel global.
Megjithatë veturat me benzinë akoma mbajnë primatin në tregun global me 56 për qind. Është interesant se ky muaj nuk ishte më i miri sa i përket shitjes së veturave elektrike, por mjaftueshëm që të shënoj rritje të dukshme në treg.
Në anën tjetër modeli më i shitur elektrik është VW ID.3 i ndjekur nga pas nga Tesla Model 3 e në vendin e tretë radhitet VW ID.4.
Kur janë në pyetje plug-in hibridët, gjatë verës e ruajti primatin Ford Kuga, i pasuar nga Mercedes GLC dhe BMW Serie 3.
Një lajm tjetër i madh është që për të dytin muaj me radhë modeli më i shitur në Evropë është Dacia Sandero. Pasi tij është Volkswagen Golf e top pesëshen e përbëjnë edhe Toyota Yaris, Dacia Duster dhe Volkswagen T-Roc. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'