Policia britanike ka deklaruar se një rus i tretë është akuzuar në mungesë për tentativën e vrasjes me helmin Novichok në vitin 2018 ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal, duke thënë se ata tani mund të konfirmojnë se tre të dyshuarit ishin operativë të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU).
Koordinatori i Lartë Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar Kundër Terrorizmit, Dean Haydon tha se prokurorët tani i kishin autorizuar ata të akuzojnë një burrë të tretë, Sergey Fedotov, i cili ishte rreth 50 vjeç, me të njëjtat vepra penale.
Haydon tha gjithashtu se Alexandar Petrov dhe Ruslan Boshirov me të vërtetë quheshin Alexandar Mishkin dhe Anatoliy Chepiga dhe se identiteti i vërtetë i Fedotov ishte Denis Sergeev.
Duke zbuluar detaje të reja të sulmit të supozuar mbi Skripals, Haydon tha se Sergeev kishte mbërritur në Aeroportin Heathrow më 2 mars 2018, me një fluturim nga Moska – dy ditë para helmimit.
Ai qëndroi në një hotel të veçantë për dy të dyshuarit e tjerë, por u takua me ta në një numër rastesh në Londër. Policia britanike deklaron se Petrov dhe Boshirov kryen sulmin ndaj Skripal, ndërsa Fedotov i takoi disa herë gjatë fundjavës së 2-4 marsit kur ndodhi helmimi. Policia ka publikuar edhe pamje të arritjes së Sergeev në Aeroportin Heathrow.
Sulmi ndaj Skripalit, i cili i kishte kaluar sekretet ruse Britanisë së Madhe, shkaktoi një nga përplasjet më të mëdha në mes të Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë, duke çuar në dëbimin reciprok të dhjetëra diplomatëve pasi Britania e akuzoi për këtë veprim Moskën.
Skripal dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja, të rënë në një stol publik në qytetin jugor anglez të Salisbury në mars të 2018-së dhe ata së bashku me një oficer policie që shkoi në shtëpinë e tij, mbetën të sëmurë rëndë në spital nga ekspozimi ndaj agjentit nervor ushtarak.
Një grua më vonë gjithashtu vdiq nga helmimi në Novichok pasi partneri i saj gjeti një shishe parfumi të falsifikuar, të cilën policia beson se ishte përdorur për të kontrabanduar helmin në vend.
Në shtator 2018, prokurorët britanikë akuzuan dy rusë, të identifikuar më pas nga pseudonimet Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, për komplot për vrasjen e Skripal dhe tentativën e vrasjes së Julia dhe oficerit Nick Bailey.
Rasti Skripal
Ata ishin një ekip i inteligjencës ushtarake ruse GRU prej tre personave i cili kishte kryer operacione në emër të shtetit rus në vende të tjera dhe kishte pasur diskutime me Bullgarinë dhe Republikën Çeke, tha ai, hera e parë që policia i kishte identifikuar kategorikisht si rusë spiunë.
“Ne nuk mund të hyjmë në detaje se si, por kemi dëshmi që i lidhin ata me GRU-në. Të tre ata janë individë të rrezikshëm”, u tha Haydon gazetarëve, duke i përshkruar ata si shumë të trajnuar.
Ashtu si me dy rusët e tjerë, policia britanike kishte marrë një urdhër arresti për Fedotov dhe ata po aplikojnë për njoftimet e INTERPOL-it kundër tij, kishte deklaruar ai.
“Të tre burrat tani besohej se ishin në Rusi, me të cilët Britania nuk ka traktat ekstradimi dhe autoritetet ruse deri më tani nuk kishin ofruar asnjë bashkëpunim”, ka shtuar Haydon.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson tha se çështja do të ngrihej me ambasadorin rus në Londër.
Njoftimi i policisë vjen në të njëjtën ditë kur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e 2006 të ish-oficerit të KGB-së Alexandar Litvinenko, i cili u helmua në një hotel në Londër me Polonium 210, me një izotop të rrallë radioaktiv.
Pasi u akuzuan nga Britania e Madhe, Boshirov dhe Petrov dolën në TV rus për të thënë se ishin turistë që kishin udhëtuar në Salisbury për vizitë turistike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje