LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett: ShBA-ja luajti rol në prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje

Ambasadori Kosnett: ShBA-ja luajti rol në prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se fakti që ShBA para një viti nuk pajtohej me disa politika të Qeverisë Kurti 1, ka pasur rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen.

Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur në pajtim më Kushtetutën e Kosovës.


“Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen.

Mendoj se kjo është e qartë. Njerëzit do të shkruajnë kohë të gjatë për këtë, por do ta theksoja se çdo gjë që ndodhi, ndodhi në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori shtoi se drejtuesit e vendit luajtën lojën afatgjatë.

“Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka thënë Kosnett.

Sipas tij, opozita tani po përpiqet të kthejë sa më shumë votues.

“E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit.

P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit”, shtoi tutje ai.Lidhur me faktin se shumë herë politikanët në Kosovë etiketohen ai anti-amerikanë, ai ka thënë se pas kaq vitesh që shërben në Kosovë, nuk ka takuar ndonjë person që do e quante anti-amerikan.“E kam vërejtur se dy kritikat më të mëdha, dy armët që njerëzit i përdorin kundër njëri-tjetrit janë akuzat se janë të korruptuar ose anti-amerikanë. Nuk e besoj që cilado parti politike është anti-amerikane dhe nuk mendoj se e kam takuar ndonjë person në këtë vend që do ta quaja anti-amerikan”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori