Në ngjarjet midis 4 dhe 5 shtatorit të ndodhura në Mal të Zi, raportohet për përfshirjen e zyrtarëve të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU).
Siç raportojnë mediet malazeze, ndërhyrja e policisë dhe dërgimi me helikopter ushtarak i patriarkut serb Porfirije dhe mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinjes, janë ende një mister në disa segmente.
Burime të mirë informuara të Antena M, pohojnë se në atë natë, përveç policisë malazeze, strukturave të sigurisë dhe logjistikës së Shërbimit serb të Inteligjencës (BIA), një zyrtar i rangut të lartë të GRU-së, punonjës i Ambasadës ruse në Mal të Zi, gjithashtu kishte një rol të veçantë.
Zyrtari rus i GRU-së është një oficer i inteligjencës nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës, madje ai kishte raporte të ngushta me mitropolin e ndjerë Amfilohije dhe shihet të ketë krijuar lidhje edhe më të forta me pasuesin e tij, Joanikije.
Gjatë operacionit të shugurimit, i cili me peshën e tij politike tejkaloi shumë rëndësinë e aktit format të Kishës Ortodokse të Serbisë, zyrtari i inteligjencës ruse, sipas informacioneve të mediave malazeze, luajti një nga rolet kryesore.
Mediet vendase kohë më parë kishin raportuar edhe për prezencën e shefit të Sektorit të Pestë të BIA-së, Goran Coliq i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Malit të Zi.
Coliq merret me përgjim dhe mbikëqyrje sekrete, ndërsa thuhet se BIA kishte instaluar pajisjet e saj të përgjimit, pajisjet e bllokimit të sinjaleve celulare si dhe mbikëqyrjen me video kamera në Manastirin e Cetinjes.
Për më tepër, ishte raportuar edhe për korrespondentë të dyshimtë rusë prezent në shugurimin e mitropolitit Joanikije. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje