LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti: Shtatorja e Vokrrit shënon sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar

Kryeministri Kurti: Shtatorja e Vokrrit shënon sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar

Afër stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar nga sot do të qëndrojë edhe shtatorja e bronztë. Për Fadil Vokrrin u tha se sa herë ia mësynte 16 metërshit, shënohej gol ose penalti.

Politikanë, familjarë e bashkë-lojtarë e kanë kujtuar me krenari, duke thënë se i njëjti duhet të shërbejë si shembull për të ardhmen e Kosovës.

Në ditëlindjen e 61-të, Fadil Vokrri u kthye i bronztë pranë stadiumit që po ashtu mban emrin e tij.


Kryeministri Albin Kurti tha se Fadil Vokrri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e futbollit të Kosovës. Sipas tij, sot futbolli po përfaqëson shtetin dhe Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kurti: Fadilin e njohin si futbollist të talentuar e të suksesshëm

“Qysh nga 9 qershori i viti 2018 kur ai u nda nga jeta është thënë shumë për Fadil Vokrrin. Dua të flas për legjendën e sportit ashtu siç e njoh dhe e mbaj mend unë, një karrierë brilante në dy forma. Fillimisht Fadilin e njohin si futbollist të talentuar e të suksesshëm, i cili për gjatë viteve të 80-ta preku majat e suksesit në sport. Në atë periudhë Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë kur në Kosovë, në çdo fushë tjetër gjërat ishin shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në ish-Jugosllavi. E kam thënë edhe më herët dhe do e them sa herë flitet për Fadilin, kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E kur shënonte të gjithë ishin në ajër”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai tha se Vokrri arrinte të shënonte gol edhe për klube të mëdha e të famshme të asaj kohe. Megjithatë, potencoi se ishte përballur me vështirësi të mëdha nga sistemi i regjimit të asaj kohe.

Kurti: Shtatorja e Vokrrit shënon sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar

“Edhe kjo shtatore këtu është ai momenti kur Fadil Vokrri e merr topin para vijës së 16 metërshit me shikimin te këmbët e lojtarëve kundërshtarë që do i driblojë dhe me shumë gjasa sa herë që ia mësynte e hynte në 16 metërsh bëhej ose gol, ose penalti… Shtatorja e Fadil Vokrrit shënon jo vetëm veprimtarinë e tij por edhe sfidat e sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë sot këtu”, ka shtuar Kurti. /KP/ 

Në trend Sport

Më shumë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Salah në fanellën e

Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Premier League
Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Premier League
Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli

Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli

Serie A
Kalo në kategori