Shteti i Gjermanisë tash e dy ditë është duke u përballur me një gjendje katastrofale si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, ku deri tash mbi 80 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë zhdukur.
E gjitha kjo sipas ekspertëve është thënë se po ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike.
E në Kosovë, për javën e ardhshme është paraparë që të ketë ndryshim të motit ku do të ketë edhe reshje shiu në formë stuhish dhe shkarkime rrufesh.
I kontaktuar nga Telegrafi, Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se Kosova nuk rrezikon të përballet me një situatë të ngjashme sikurse Gjermania.
Kastrati ka theksuar se pavarësisht reshjeve që do të bien gjatë javës së ardhshme, nuk ka rrezik për vërshime e as përmbytje të përmasave të tilla.
“Jemi tu e përcjell situatën meteorologjike, mund të ketë reshje lokale, por përmbytje të përmasave të tilla nuk ka rrezik, jemi jashtë asaj zone”, u shpreh Kastrati.
Në anën tjetër, Besim Aliu nga IHMK ka treguar për Telegrafin se gjatë javës së ardhshme do të ketë rënie të temperaturave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
“Edhe sot parashihet të kemi reshje shiu në formë stuhish, nuk përjashtohet mundësia që në vende të izoluara të kemi edhe reshje breshëri për shkak të rënies të temperaturave nga 37 sa ishin para disa dite deri në 28-27 gradë. Do të ketë erë nga juglindja dhe shpejtësia do të jetë e lehtë”, ka thënë Aliu.
Ai ka shtuar se ky mot përveç që do të përcjellët me reshje shiu dhe vende-vende me breshër, do të kemi vazhdimisht edhe shkarkime rrufesh.
Aliu ka theksuar se temperatura më e lartë është regjistruar pardje në komunën e Kamenicë 37.4 gradë celsius, pastaj në Gjakovë, Prizren dhe Malishevë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje