LAJMI I FUNDIT:

Kirurgu: Spinazzola kthehet brenda gjashtë muajsh

Kirurgu: Spinazzola kthehet brenda gjashtë muajsh
(Foto: Instagram/spina_leo)

Kirurgu, i cili e ka operuar Leonardo Spinazzolan, ka thënë se mbrojtësi italian mund të kthehet brenda gjashtë muajsh, ndërsa e ka lëvduar futbollistin për “forcën e brendshme”.

Ylli i Romës udhëtoi drejt Finlandës për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike pas rupturës në tetivën e Akilit, si pasojë e një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Belgjikës në ‘Euro 2020’.


Azzurrët janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, ku duhet të luajnë pa mbrojtësin e krahut, të cilin po ashtu edhe trajneri i ri i Giallorossëve, Jose Mourinho, nuk do ta ketë në dispozicion në gjashtë muajt e ardhshëm.

(Foto: Instagram/spina_leo)

“Leonardo ka një forcë të madhe të brendshme. Megjithëse, zemërimi pasi u desh ta ndërpriste aventurën e shkëlqyer evropiane sigurisht që nuk zhduket”.

Mourinho vajton lëndimin e Spinazzolas dhe analizon përballjet në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Mourinho vajton lëndimin e Spinazzolas dhe analizon përballjet në gjysmëfinale

“Por, unë menjëherë e pash guximin dhe fokusimin e tij në rehabilitim. Nëse gjithçka shkon mirë, do të mund të kthehet në stërvitje me bashkëlojtarët brenda gjashtë muajsh. Mirëpo, është akoma herët të thuhet”.

“Unë jam shumë optimist për rikuperimin e plotë të lojtarit. Shumëçka varet nga rehabilitimi i tij, por jam i bindur se do të kthehet për të qenë lojtari i shkëlqyer që u la përshtypje të gjithëve në Kampionatin Evropian”, ka deklaruar kirurgu Lesse Lempainen për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori