LAJMI I FUNDIT:

Një festival në zemër të Maleve të Sharrit për të gjithë entuziastët e natyrës dhe aventurës

Një festival në zemër të Maleve të Sharrit për të gjithë entuziastët e natyrës dhe aventurës

Një traditë e bukur do të fillojë në Kosovë në muajin korrik. “Eja n’Sharr Fest” është ngjarje që do t’i bëjë bashkë adhuruesit e natyrës, sportit dhe kulturës në Parkun Kombëtar Sharri. Qëllimi primar i festivalit është promovimi i zonës dhe potencialit turistik të këtij rajoni.

“Në një vit post-pandemik, kur pothuajse çdo pore e jetës është prekur nga vështirësitë dhe sfidat, deri në mbijetesë, sigurisht që sektori i turizmit është një nga fushat që ka pësuar më së shumti si në vendet ku ai është industri, e lëre më në Kosova kur ai veç sa ka filluar të zhvillohet. Shumë biznese, shoqata, grupe dhe familje të cilat në një mënyrë ose tjetër kanë qenë të lidhur në zingjirin e ofrimit të ndonjë produkti apo shërbimi në sektorin e turizmit e ka ndjerë këtë goditje në palcë”, thuhet në njoftimin për media.


Duke e ndjerë këtë goditje edhe ne, kemi shfrytëzuar këtë momentum për të mbledhur të gjithë energjinë dhe motivin dhe së bashku me shumë partnerë të krijojmë një ngjarje e cila na bashkon të gjithëve e që ka potencialin të krijojë mundësi për të gjithë, e që do të quhet “Eja n’Sharr Fest”.

““Eja n’Sharr Fest 2021” është iniciativë e “SuperXplores” të cilët së bashku me shumë partnerë dhe bashkëpunëtorë janë duke organizuar një festival me aktivitete të llojllojshme të cilat ndërlidhen me natyrën dhe aventurën, kjo ngjarje që në Kosovë është duke u mbajtur për herë të parë do të jetë tre-ditor dhe synon të bëhet tradiconal. Qëllimi i “Eja n’Sharr fest” është promovimi dhe prezantimi i potencialit turistik të Parkut Kombëtar “Sharri”, që ky rajon në një të ardhme të afërt të shndërrohet në destionacion të turizmit rajonal për të gjithë apasionantit e turizmit të aventurës dhe natyrës”, thuhet më tej në njoftim.

“Eja n’Sharr Fest”, traditën e saj do ta fillojë në korrik të këtij viti me datat 16-17 dhe 18 tek lokacioni i qujatur “Guri i Zi” në zemër të Malit të Sharrit që rrethohet me disa nga majat më të larta të Sharrit si: Vërtopi, Skarpa dhe Karanikolla.

Djathi i Sharrit, bukuritë përrallore e shtigjet me pamje surreale që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, e tradita e kuzhinës shqiptare janë gjërat që “Eja n’Sharr Fest”, synon t’i nxjerr në pah.

Ndonëse tri ditë për t’i përjetuar bukuritë e natyrës së Sharrit nuk mjaftojnë, por për kaq ditë sa do të zgjasë festivali, “Eja n’Sharr Fest” ka përzgjedhur aktivitete malore dhe sportive për të gjithë pjesëmarrësit.

“Eja n’Sharr Fest”, është ngjarje e hapur për të gjithë, prezenca apo pjesëmarrja do të jetë pa pagesë. Vetëm pjesëmarrja në ndonjërin prej aktiviteteve ka një çmim të caktuar, dhe dallon për secilin aktivitet.

“Via Ferrata, Çiklizëm, Kajak Ekspeditë, Kajak eksperiencë, Paraglide në Prizren, sesione të Yogas, Kamping, sesione të Fittnesit në natyrë, do të jenë disa prej aktiviteteve që secili nga pjesëmarrësit do të mund të zgjedhin, dhe do të realizohen nga klube dhe operatorë turizmi të ndryshëm nga e gjithë Kosova. Në fund të ditëve të këtyre aktiviteteve “Eja n’Sharr Fest” në kuadër të festivalit, do të zhvillohen edhe diskutime në formatin e forumeve me folës të cilët kanë eksperiencë dhe janë aktiv në fushat të cilat temat e këtyre forumeve do të trajtojnë, si: Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik në Fushën e Turizmit, Promovimi dhe Brendimi i qyteteve dhe rajoneve turistike, dhe Turizmi vs. Ambienti”, thuhet në njoftim.

Krejtësisht jo-formale të gjitha këto tema do të diskutohen në ambient të hapur dhe në qetësinë e Sharrit.

“Eja n’Sharr Fest” me të gjitha këto aktivitete synon që të krijojë një traditë të re, kur të gjithë natyrëdashësit dhe aventurierët mblidhen në një vend për t’u njohur mes vete, për të përjetuar përvoja të reja, dhe më e rëndësishmja për të ndihmuar një zone të caktuar që të zhvillohet duke shfrytëzuar resurset dhe mundësitë që ofron natyra e egër e asaj zone. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori