LAJMI I FUNDIT:

Omëletë në mënyrën italiane: Darkë e shijshme, e lehtë me pak kalori!

Omëletë në mënyrën italiane: Darkë e shijshme, e lehtë me pak kalori!
shutterstock

Provoni një mënyrë pak më ndryshe të përgatitjes

Përbërësit:

– 3 vezë;
– 1 lugë vaj ulliri;
– 1 domate me tul (sasia sipas shijes);
– sheqer të kafenjtë sa mund të kapet me gishta;
– kos;
– 2 thelpinj hudhre të grira;
– gjysmë qepe;
– spec i kuq;
– erëza: majdanoz, rozmarinë, rigon.


Përgatitja:

Nxehni vajin e ullirit në tigan, shtoni qepën e grirë imët dhe specin. Fërgoni derisa perimet të zbuten.

Duke i përzier shtoni tulin e domates dhe sheqerin e kafenjtë dhe zieni derisa lëngu të avullohet.

Duke përdorur lugë druri, bëni tri vrima në tretjen e përgatitur dhe në to thyeni vezët dhe hidhni majdanoz.

Mbuloni ma kapak tiganin dhe në zjarr të lehtë përgatitni darkën derisa vezët të jenë të fërguara mjaft.

Në një enë të thellë përzieni jogurtin me hudhrën dhe erëzat dhe shërbejini si salcë bashkë me vezët.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.