LAJMI I FUNDIT:

Gruaja italiane zgjohet pas 10 muajsh në gjendje kome – burri tregon detajet dhe fjalën e parë që tha ajo

Gruaja italiane zgjohet pas 10 muajsh në gjendje kome – burri tregon detajet dhe fjalën e parë që tha ajo

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale.

Cristina Rosi, 37, ishte shtatë muaj shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.


Vajza e saj, Caterina, u lind nga operacioni cezarian. Sidoqoftë, zonja Rosi u la në koma me dyshime për dëmtime të trurit.

Ajo tani është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Mamma”, ka thënë burri i saj.

“Ne nuk e prisnim atë, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh”, ka thënë Gabriele Succi për gazetën La Nazione.

Siç bëhet e ditur më tej, zonja Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes specialistik gjatë shërimit të saj.

Burri dhe nëna e saj ishin pranë saj kur ajo fliste.

Trajtimi i saj jashtë vendit është paguar nga një faqe e financimit të fondeve, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 170,000 euro për rehabilitimin e mëtejshëm, përfshirë fizioterapinë.

“Cristina nuk njihet tani”, u citua të ketë thënë Succi për faqen e lajmeve Arezzo Notizie.

“Ajo është më e relaksuar, ata i hoqën trakeotominë [dhe] përmes një pompe po i japin asaj një ilaç që do të çonte në progres tjetër fizik”.

Ndërkohë vajza e çiftit kaloi disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori