LAJMI I FUNDIT:

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet ish-anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet ish-anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së

Ish-anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.

Fazilu është arrestuar për kanosje ndaj personit zyrtar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

“I dyshuari F. F lindur ne vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku  me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID-19”, ka thënë Osmanollaj.


Osmanollaj ka shtuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

“I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti  për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari është ndaluar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë”, tha Osmanollaj.

Ai theksoi se rasti është nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori