LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe drejtoresha e IDK-së, Nancy Soderberg flasin për zgjedhjet lokale

Kurti dhe drejtoresha e IDK-së, Nancy Soderberg flasin për zgjedhjet lokale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg.

Kryeministrin Kurti dhe Soderberg kanë folur edhe për zgjedhjet lokale.


“Rëndësia e zhvillimit dhe thellimit të mëtutjeshëm të demokracisë, përveç që është punë e përpjekje e vazhdueshme e Institutit Demokratik Kombëtar, ajo tashmë është edhe në agjendën e prioriteteve të qeverisë son”, tha kryeministri Kurti.

Demokracia zhvillohet kur politikat janë progresiste e ajo thellohet kur në të marrin pjesë edhe më shumë gratë, rinia si dhe grupet e margjinalizuara, shtoi ai.

Në njoftim thuhet se tTemë e takimit ishin edhe zgjedhjet lokale që po afrohen.

“Zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti ishin shembull me mbarëvajtjen e tyre të rregullt”, theksoi kryeministri Kurti. Nga këto zgjedhje, vazhdoi ai, duhet të dalin udhëheqje komunale, të cilat u shërbejnë me përgjegjësi qytetarëve dhe që ua përmirësojnë atyre përditshmërinë.

Instituti Demokratik Kombëtar është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, që punon në përkrahjen dhe forcimin e institucioneve demokratike në mbarë botën, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori