LAJMI I FUNDIT:

Bayerni përshëndet tre legjendat e klubit dhe trajnerin Flick që largohen si të lirë nga Allianz Arena

Bayerni përshëndet tre legjendat e klubit dhe trajnerin Flick që largohen si të lirë nga Allianz Arena

Bayern Munich është përballur me Augsburgun në kuadër të xhiros së fundit në Bundesliga.

Kampionët e ri të Gjermanisë shënuan fitore me rezultat të thellë 5-2, për ta festuar më pas titullin e 31-të të kampionit në Gjermani.


Por para fillimit të ndeshjes drejtuesit e klubit bavarez kanë përshëndetur tre legjendat e klubit që do të largohen si futbollist të lirë tani nga Allianz Arena.

Mesfushori Javi Martinez si dhe dy mbrojtësit David Alaba dhe Jerome Boateng largohen si të lirë.

Nga Bayerni pas kësaj ndeshje do të largohet edhe trajneri Hansi-Flick që edhe për të drejtuesit e klubit kishin përgatitur një lamtumirë madhështore.

Si për lojtarët ashtu edhe për trajnerin, drejtuesit e klubit para fillimit të ndeshjes i dorëzuan nga një fotografi gjigante me trofetë e fituar gjatë kohës sa ishin në Munich.

Jerome Boateng u largua nga loja në minutën e 61-të, për tu përshëndetur nga bashkëlojtarët e tij, derisa la fushën me lot në sy.

Njësoj ndodhi edhe me David Alaban që në minutën e 73-të u largua dhe mori përshëndetje të mëdha nga të gjithë të pranishmit në Allianz Arena.

Edhe në fund gjatë ceremonisë së titullit, ishte kapiteni Manuel Neuer që nderoi tre legjendat e klubit që do të largohen.

Neuer nuk e ngriti vet trofeun e titullit të kampionit, por i ftoi lojtarët Boateng, Alaba e Martinez që ata të tre ta ngritin.

Ishte një përshëndetje fantastike nga Bayerni për tre futbollistët që kanë dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh për klubin si dhe për trajnerin Hansi Flick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori