Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Evropë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vjetore për frymë.
Të dhënat janë përditësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që publikon treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për frymë.
Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtë fuqi blerëse mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) si një dollar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas FMN-së, në Shqipëri, PBB për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5 për qind më e ulët sesa Bosnja e Hercegovina, që renditet para dhe 33 për qind më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30 pë qind më i ulët.
Shqipëria renditet në vendin e 90-të në botë lë pas vetëm Armeninë (93), Ukrainën (95), Moldavinë (98).
Ndërsa Kosova është absolutisht më e varfra e Evropës, me 11.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, duke u renditur në vendin e 108 në botë.
Nga rajoni kryeson Mali i Zi, në vendin e 70-të dhe me 19.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, e ndjekur nga Serbia (71), me 19.1 mijë dollarë amerikanë. Maqedonia e Veriut është e 79-ta, me 16.7 mijë dollarë ndërkombëtarë.
Për shkak të rritjes me ritme më të shpejta të viteve të fundit, edhe Bosnja e Hercegovina renditet para Shqipërisë, në vendin e 83-të, me 15 mijë dollarë ndërkombëtarë.
Në raport me vitin e mëparshëm të ardhurat e shqiptarëve, të matura sipas treguesit të barazisë së fuqisë blerëse, kanë rënë me 2.1 për qind, si rrjedhojë e pasojave që pandemia COVID-19 dha në Shqipëri. Ndërsa në 2020-në, ky tregues pritet të arrijë në 15.2 mijë dollarë ndërkombëtare për frymë, me rritje 7.2 për qind.
Në krahasim me mesataren e Evropës Perëndimore, të ardhurat e shqiptarëve, të matura në dollarë amerikanë për frymë janë 3.3 herë më të ulëta, mesatarja e Evropës Perëndimore ishte 47.7 dollarë amerikanë.
Ndërsa në Kosovë, ky tregues është 4.2 herë më i ulët se mesatarja e Evropës Perëndimore.
Vitet e fundit, Shqipëria pothuajse ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.
Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-ta deri në 2011-në, kur PBB për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25 për qind e mesatares evropiane në 30 për qind. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-në, treguesi ishte sa 31 për qind e mesatares së BE-së.
Në raport me shtetet e tjera të rajonit, pa përfshirë Kosovën, Shqipëria vijon të jetë e fundit në Evropë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50 për qind të mesatares së BE-së në 2019. Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje nga 17 për qind në 2008-në. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova