LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takim virtual me kryeparlamentarin austriak Sobotka

Konjufca takim virtual me kryeparlamentarin austriak Sobotka

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot zhvilloi një takim virtual me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, të cilin e njoftoi për konstituimin e legjislaturës së tetë, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Konjufca tha se legjislatura e re do të garantojë më shumë stabilitet politik dhe institucional, efikasitet në punën legjislative të Kuvendit, por edhe më shumë përgjegjësi e llogaridhënie të klasës politike.

Ai ri-konfirmoi angazhimin për vazhdimin e programit “Demos-it”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.


Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka konfirmoi gatishmërinë e Parlamentit austriak për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë ndërmjet të dyja vendeve.

Në takim po ashtu u vlerësua puna e grupeve të miqësisë ndërparlamentare dhe lufta kundër pandemisë, si dhe për modalitetet e bashkëpunimit mes dyja vendeve në fushën e zhvillimit ekonomik dhe arsimit. /Telegrafi/