LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri ka zbuluar efektin befasues të çokollatës së zezë në shpenzimin e energjisë

Studimi i ri ka zbuluar efektin befasues të çokollatës së zezë në shpenzimin e energjisë
(Foto: Medical News Today)

Nuk ka dyshim se keni dëgjuar se çokollata mund të konsiderohet si kënaqësi e shëndetshme – por është fjala për çokollatën e zezë dhe jo për çokollatën me qumësht. Një studim i ri sugjeron se çokollata e zezë mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori.

Çokollata e zezë me 70 për qind dhe më shumë kakao, është e pasur me komponentë bimorë të quajtura flavonoide dhe flavanole, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ofrojnë përfitime të tjera kardiovaskulare.


Mes tjerësh, studime të ndryshme sugjerojnë se konsumimi i kësaj çokollate zvogëlon rrezikun për rezistencë në insulinë, shtypje të lartë të gjakut, kolesterolin ‘e keq’, ndihmon në aftësitë njohëse (duke përmirësuar qarkullimin trunor).

(Foto: SelectHealth)

Ndërkaq, një studim i realizuar gjatë vitit 2021 që është botuar në revistën International Journal of Exercise Science, ka testuar efektin çokollatës së zezë në shpenzimin e energjisë te femrat gjatë pushimit dhe ushtrimeve.

Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrëset që kanë ngrënë çokollatë të zezë kanë pasur rreth 10 për qind rritje të metabolizmit në qetësi, në raport me femrat që kanë ngrënë çokollatë të bardhë. Megjithatë, çokollata e zezë nuk kishte ndonjë efekt në harxhimin e energjisë gjatë intensitetit.

Edhe pse mund të supozohet se kafeina në çokollatë mund të jetë shkaku i rritjes së metabolizmit, studiuesit thonë se doza ditore e çokollatës së zezë – afërsisht katër copë – ishte shumë e vogël që përmbajtja e kafeinës së saj të luante një rol të rëndësishëm në rezultat.

Flavonoidët në çokollatën e zezë kanë më shumë të ngjarë të stimulojnë përshpejtimin metabolik, thonë studiuesit, duke sugjeruar që kërkimet e mëtejshme mund të zbulojnë rolin e çokollatës së zezë në ekuilibrin e energjisë, kontrollin e peshës dhe përbërjen e trupit. /Telegrafi/

(Foto: Healthline)

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Intimitet dhe Pasion
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori