Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka pezulluar procesin e përzgjedhjes së kryeshefit Ekzekutiv të “Postës së Kosovës” me arsyetimin se nuk është respektuar Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
Më 5 mars Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi
Deklarata e plotë e Ministrit Nitaj:
Në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionar në Ndërmarrjen “Posta e Kosovës”, dhe me rekomandim të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, kam kërkuar pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Posta e Kosovës”.
Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike, zgjedhën në një mandat trevjeçar, ndërkohë që Bordi ka marr vendim që kryeshefi ekzekutiv, që njëkohësisht është anëtar i Bordit të Drejtorëve, të zgjidhej në mandat pesëvjeçar.
Arsyeja tjetër është se Qeveria në detyrë është në përfundim të mandatit të saj dhe është më se e arsyeshme që Qeveria e re të procedojë me emërimet e reja të drejtuesve të ndërmarrjeve publike.
Për më tepër Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, muaj më parë ka kërkuar në vazhdimësi nga bordet e përkohshme, që të mos procedohet me rekrutimin dhe përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend