LAJMI I FUNDIT:

Brooklyn Nets vazhdojnë me fitore në NBA

Brooklyn Nets vazhdojnë me fitore në NBA

Janë zhvilluar shtatë ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA natën e mbrëmshme.

Njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit, Brooklyn Nets ka vazhduar me fitore, duke marrë të katërtën radhazi.

Djelmoshat e Steve Nash kanë triumfuar në shtëpi përballë Detroit Pistons me pesë pikë diferencë, 100:95.


Edhe pse Kevin Durant të lënduar, Nets kanë treguar forcën dhe gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi solide ndaj Pistons.

James Harden ka regjistruar një tjetër ‘Triple-Double’, pasi e mbylli takimin me 24 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kyrie Irving që shtoi 18 pikë e pesë kërcime.

Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Jeremie Grant me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të befasuar Nets.

Pas kësaj fitore, Brooklyn zë vendin e dytë në Konferencën e Lindjës me 26 fitore e 13 humbje, derisa Detroit është e fundit në këtë konferencë me 10 fitore e 28 disfata. /Telegrafi/

Rezultatet:

Brooklyn Nets – Detroit Pistons 100:95

https://www.youtube.com/watch?v=2IViE6SrJUI

Charlotte Hornets – Toronto Raptors 114:104

https://www.youtube.com/watch?v=ObgH9bGkWNQ

Washington Wizards – Milwaukee Bucks 119: 125

https://www.youtube.com/watch?v=QbOG2-DS9R0

Atlanta Hawks – Sacramento Kings 121:106

Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers 121:125

https://www.youtube.com/watch?v=eBzVY9L7_xM

Denver Nuggets – Dallas Mavericks 103:116

https://www.youtube.com/watch?v=owegoriye-w

Phoenix Suns – Indiana Pacers 111:122