Flagrantja që për disa njerëz gjeneron frikë, për fotografët nën ujë, është një nga momentet më të mira të regjistrimit të anakondave gjigante në lumenjtë e ujërave të kristalta në Mato Grosso do Sul.
Ekspeditat për të vëzhguar këto kafshë, gjithmonë ndodhin në dimër, por si pasojë e pandemisë, edicioni i fundit, i planifikuar për në vitin 2020, duhej të anulohej.
Nën ujë, ose në tokë të fortë, profesionistë të huaj që janë të apasionuar pas jetës së egër, çdo vit vijnë në shtet, në rajonin Bonito, 300 km nga Campo Grande, në kërkim të kafshëve të mëdha që kanë një gjatësi deri në 7 metra.
Sipas biologut Daniel De Granville, autor i imazheve dhe i cili punon në këtë aktivitet për t’i shërbyer publikut specifik, funksioni i tij i cili, përveç ofrimit të sigurisë për klientët, është gjithashtu të sigurojë që anakondat të mos ndihen të kërcënuara gjatë periudhës në të cilën regjistrat janë bërë. Fotografitë që janë ribotuar në rrjetet sociale muajt e fundit, janë bërë virale në internet.
View this post on Instagram
“E bëj shumë të qartë për fotografët, që këtu nuk duhet afruar shumë me anakondat, aq më pak t’i prekësh ato, edhe për shkak të legjislacionit tonë.
Nëse kafsha ndihet e pakëndshme, ekspedita përfundon në atë moment”, shpjegoi ai për Globo.com.
Gjithashtu sipas Granville, rezultati përfundimtar i imazheve të bëra nga anakonda dhe që përgjithësisht bëhen virale në rrjetet sociale, ka kontribuar në çmitizimin se kafsha është e rrezikshme.
Fotografitë që tregojnë kaq shumë detaje të këtyre kafshëve, gjithashtu ndihmojnë në përparimin e kërkimit shkencor.
“Pasi kemi filluar të shfaqim fotografi si kjo, turistët që vijnë në Bonito dhe në rajon, kanë treguar më shumë interes dhe kuriozitet për të parë këto kafshë nga afër”, thotë ai.
Sipas biologut, ekspeditat që bëhen në dimër, sepse është periudha e çiftëzimit dhe kjo është arsyeja për t’i gjetur më lehtë: “Për shkak të temperaturave të ulëta, në atë kohë, netët janë të ftohta dhe, gjatë ditës, anakondat zakonisht dalin të bëjnë banja dielli në mëngjes dhe kjo është koha kur bëhet më e lehtë për ti parë ato”, shpjegoi ai.
Sipas Granville, duhet durim para se të gjesh kafshët, sepse ato janë diskrete, zakonisht nuk bëjnë zhurmë dhe nuk lënë gjurmë.
Një tjetër pikë pozitive që biologu thekson në lidhje me ngjarjet që bëjnë të mundur vëzhgimin e anakondave është se shumë pronarë të tokave rurale sot janë krenarë që kanë anakonda në pronat e tyre: “Më parë, ishte relativisht e zakonshme të dëshiroje të hiqje qafe këto kafshë. Sot ata thërrasin për të treguar kafshën kur e gjejnë”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe
Njeriu-‘jukebox’
Pas 23 vitesh mundi të pushojë pa gruan, me kushtin që ta vë në qafë këtë “litar”! (Foto)
Misioni i NASA-s prek me sukses asteroidin Bennu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë