LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për ta zëvendësuar Joachim Low te Gjermania: Katër emra të njohur të futbollit gjerman në garë

Kandidatët për ta zëvendësuar Joachim Low te Gjermania: Katër emra të njohur të futbollit gjerman në garë

Lajmi i konfirmuar se trajneri Joachim Low nuk do të vazhdojë me Gjermaninë në postin e tij pas kampionatit evropian këtë verë ka ndezur spekulime se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Pavarësisht zhgënjimit në Ligën e Kombeve – kur përfshirët edhe një humbje 6-0 ndaj Spanjës në nëntor të vitit të kaluar, Loë do të hyjë në historinë të futbollit gjerman.


Në 15 vite si shef i ekipit kombëtar, Low fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, përfundoi i treti në vitin 2010, fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017 dhe arriti në finalen e Euro 2008.

Nuk do të jetë e lehtë të zihet vendi i tij, por tashmë po qarkullojnë disa emra të ndryshëm që janë të lidhur me zëvendësimin e Low.

Jurgen Klopp

Klopp do të ishte opsioni i ëndrrave për federatën gjermane. Ai ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024 dhe do të jetë një kandidat i vështirë për tu afruar.

Hansi Flick

Është e vështirë të imagjinohet që Flick do të largohej nga Bayern pasi shijoi një sezon të suksesshëm.

Një faktor që nxit këto zëra është se Flick shihet si njeriu i Karl-Heinz Rumennigge në Bayern, por ai është zëvendësuar si CEO nga Oliver Kahn. Flick gjithashtu ka një marrëdhënie të vështirë me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic.

Flick ka punuar me Gjermaninë më parë, pasi ai ishte ndihmësi i Low në Kupën e Botës 2014.

Ralf Rangnick

Ish- shefi i Schalkes, Hoffenheimit dhe RB Leipzigit konsiderohet nga shumë njerëz si influencues tek shumë trajnerë të tjerë gjermanë, përfshirë edhe Jurgen Klopp.

Ai ka qenë një nga figurat kryesore në projektin e futbollit të Red Bull gjatë dekadës së fundit.

Lotthar Matthaus

Ndoshta trajneri me më pak gjasa duket Matthaus, po ai ka fituar terren së fundmi.

Legjenda gjermane nuk e ka stërvitur që nga viti 2011 dhe pavarësisht rezultateve jo të mira, ai është ende shumë i vlerësuar në qarqet e futbollit gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori