Superliga e Kosovës në fundjavë e ka zhvilluar javën e 23-të, ku pretendentët për titull shënuan fitore.
Drita fitoi derbin ndaj Feronikelit me rezultat 1-0, ndërsa Prishtina mposhti Llapin 2-0.
Ballkani po ashtu mori fitore, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-1.
Gjilani barazoi me Arbërinë 1-1, ndërsa Trepça ’89 mposhti Besën 2-1.
Redaksia e sportit e Telegrafi.com ka zgjedhur më të mirët e javës duke i futur në një formacion, fal paraqitjeve idivuduale të lojtarëve.
Portieri
Faton Maloku: Nëse Drita mori tri pikë të arta në Drenas merita është e portierit Maloku. Ai bëri dy pritje të mëdha, në secilën pjesën nga një, duke e mbajtur portën e paprekur.
Mbrojtja
Besnik Krasniqi: Mbrojtësi i djathtë po zhvillon një sezon të shkëlqyer te Prishtina. Ai shënoi gol të bukur me kokë ndaj Llapi, ndërsa ishte rrezik konstant në të djathtën.
Bajram Jashanica: Kishim kohë pa e parë në formë të tillë. I qetë, i sigurt dhe për më tepër në rolin e goleadorit. Bajram Jashanica është rikthyer në formën më të mirë dhe me të drejtë zë vend në formacionin e xhiros.
Bruno Arabal: Mbrojtësi ishte një luftëtar i vërtetë, ishte thjeshtë një mur i pakalueshëm për futbollistët e Gjilanit. I jashtëzakonshëm në pastrimin e topave brenda zonës.
Qlirim Avdulli: Ai pati një mision të vështirë ta ndal njërin nga futbollistët më të mirë të kampionatit siç është Gerhard Prognin, por e kreu me shumë sukses. Madje, ai pati shumë dalje në repartin ofansiv që vuri jo pak në vështirësi mbrojtjen e gjilanasve.
Mesfusha
Muharrem Jashari: Vazhdon të mbetet një nga më të mirët te 89-shi. Ai ndaj Besës shënoi njërin prej golave më të mirë të sezonit.
Astrit Fazliu: Erdhi nga banka rezervë për të ndezur lojën e Dritës. Kërkonte thellësinë me pasime, ndërsa arriti të jap asistimin e bukur te goli i fitores.
Leonit Abazi: Vazhdon të mbetet i pandalshëm. Prej më të mirëve te Prishtina. Ai asitoi një herë, ndërsa bëri shumë dëpërtime në krahun e djathtë të Llapit duke qenë.
Sulmi
Arbër Hoxha: I rikthyer nga lëndimi, por vazhdon të gjejë formën e tij. Goli i shënuar ndaj Drenicës ishte i bukur, siç di të shënojë vetëm ai. Hoxha do të jetë një shtysë e madhe për Ballkanin.
Alban Shillova: Shënon, vrapon, lufton. Një sulmues që është përshtatur shumë mirë në skuadrën e Prishtinës. Ai gjeti golin ndaj Llapit, i cili erdhi pas një insistimi të tij duke bërë presing deri në fund.
Festim Alidema: Anësori i Dritës shënoi një gol që mund të kthejë vetëbesimin e tij. Ai dha një goditje të bukur në kohën shtesë që i siguroi Dritës tri pikë.
Trajneri i javës
Ardian Nuhiu: Fitore e madhe në Drenas që e mban lider në Superligë. Zëvendësimet dolën të jenë të qëlluara, pasi Falziu asistoi, ndërsa Alidema shënoi.
Formacioni i javës
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos