Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu gjatë intervistës për Telegrafin ka folur edhe për kushtet e punës së personelit shëndetësor në sistemin shëndetësorë në Kosovë.
Sejdiu tha se kushtet e personelit shëndetësorë nuk janë të mira, dhe siç tha ai kjo është dhe arsyeja që shumë mjekë largohen nga Kosova.
“Kushtet e punës janë larg asaj që do të ishin të tolerueshme. Nuk është vetëm çështja e pagës që mjekët po largohen nga Kosova, apo pse ata po shkojnë në sektorinë privat. 75 për qind e mjekëve nuk i kanë kushtet për të punuar”, ka thënë ai.
Sejdiu përmendi disa nga kushtet në mënyrë specifike, e të cilat janë:“Kushtet infrastrukturore, për zbatimin e ligjit – pra mjetet e punës dhe qetësia e pavarur, ku hyjnë edhe sulmet e shpeshta ndaj personelit shëndetësorë si ato fizike që nuk janë të rralla. Sa janë të sigurt sallat tona ku punohet me rreze X, etj. Obligim i shtetit është që i gjithë personeli shëndetësor të vaksinohet për infektime intra spitalore. Asgjë s’është ndërmarr edhe pse kemi pas kërkesa të shumta”.
I pyetur se si i vlerëson vendimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me punësimin e specializantëve të rinj, Sejdiu tha: “Kemi pas një keqkuptim me anëtarësinë tonë, Oda s’ka qenë kurrë kundër specializimeve, por që të jenë të planifikuara në bazë të institucioneve dhe tregut. Një mentor nuk mund të ketë më shumë se 2.5 në mesatare nën mbikqyrje pasi nuk mund të ju ofrojë punë. Është numër i madh i specializantëve”.
Kryetari i Odës së Mjekëve tutje tha se para këtyre specializimeve nga Ministria e Shëndetësisë, mjekë të papunë të regjistruar i kanë pasur 600, ndërsa sot sipas tij, po del të jetë një numër më i madh i tyre.
“Oda e Mjekëve ka të dhëna të sakta se sa mjekë të papunë i kemi, dhe para këtyre specializimeve ne i kemi pasur 600 mjekë të papunë, nga ta kanë qenë 80 specialistë, dhe 520 mjekë të rinjë të papunë. Dhe tash kemi mbi 1000 specializime, nga erdhën këta? Hajt se disa kanë qenë pa specialime në sektorin privat, ku janë dhe këta tjerët? ”, u shpreh ai.
E sa i përket qeverisjes së ardhshme e cila do të del pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Sejdiu tha se kërkesat e tyre janë kryesisht tek resurset njerëzore.
“Kërkesa jonë ka qenë dhe mbetet që fokusi i qeverisë së ardhshme duhet të punëtori shëndetësor, ngritja e kapacieteve të punëtorit shëndetësorë. Kërkohet profizilimi i tyre, dhe jo vetëm një specializëm. Nuk kërkohet një aparaturë e cila rrinë në qoshe e nuk përdoret. Nuk kemi nevojë për ndërtesa e aparate, por kemi nevojë që të investohet në resurset njerëzore”, ka thënë Sejdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova