LAJMI I FUNDIT:

Fabio Martins me një gol mahnitës hedh kandidaturën për çmimin Puskas

Fabio Martins me një gol mahnitës hedh kandidaturën për çmimin Puskas

Është vetëm muaji janar, por Fabio Martins ka vendosur tashmë golin e tij si kandidaturë për Çmimin Puskas të këtij viti me një gol të bukur në Arabinë Saudite.

Goli krijues dhe akrobatik i Martins për Al Shabab FC është me të vërtetë një nga më të mirët që do të shihni këtë vit dhe mund ta fitojë çmimin e vitit 2021.

Anësori portugez, i cili kishte prova në Coventry City, filloi sulmin pasi u rrotullua shkëlqyeshëm me një driblim ndaj një lojtari kundërshtar në gjysmën e fushës.


Ai e mbajti topin bukur dhe pastaj e pasojë tek një bashkëlojtar i cili pasi mori vijën, ia ktheu topin përsëri në zonë.

Martins më pas befasoi të gjithë me një goditje akrobatike në një moment magjie që duket edhe më mirë në përsëritje.

Ai e goditi topin me thembër ndërsa ishte në ajër, duke arritur një gol të jashtëzakonshëm që gjeti pjesën e prapme të rrjetës.

Një gol i shkëlqyeshëm nga Martins po cilësohet si pretendentë i ligjshëm për Çmimin Puskas të këtij viti, vetëm 20 ditë nga fillimi i vitit të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Premier League
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

La Liga
Futbollisti kroat gjendet i vdekur në Spanjë

Futbollisti kroat gjendet i vdekur në Spanjë

Ligat tjera
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Kalo në kategori