LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese: Zgjedhjet e radhës do t’i vajtojmë prapë

Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese: Zgjedhjet e radhës do t’i vajtojmë prapë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, afatin 15-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.

Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës.

Ai ka kritikuar edhe vendimin e Kushtetueses që kryeparlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve teksa ka shtuar se pasiguri ka shkaktuar edhe vendimi i fundit që ua ndalon kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit.


“Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë… Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave”, ka thënë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Më tej ai ka shkruar se “edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë”.
“Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetutese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata. Përndryshe në zgjedhjet e radhës do ti vajtojmë prapë këto mangësi”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori