LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet afati i pranimit të krijimeve të fëmijëve nga diaspora për konkursin “Merr një varg dhe eja”

Shtyhet afati i pranimit të krijimeve të fëmijëve nga diaspora për konkursin “Merr një varg dhe eja”

Organizatorët e konkursit “Merr një varg dhe eja” kanë vendosur të shtyjnë afatin e pranimit të krijimeve të fëmijëve nga diaspora, pasi ka pasur kërkesa të shumta të shtyrjes së këtij afati, pasi pandemia ka ndikuar që programet e fëmijëve të jenë më të ngarkuara.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga organizatoret, Elona Gjergo nga Shoqata Korça- Athinë, Brikena Qama nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dhe  Aina Hoti nga Shoqata Sëiss Albania Event- Zvicër.


Në komunikatë thuhet se në koordinim me jurinë e “Merr një varg dhe eja”,  u vendos që afati i dorëzimit të krijimeve të shtyhet deri në datën 30 Janar 2021.

“Konkursi “Merr një varg dhe eja” në edicionin e dytë të tij, fton të gjithë fëmijët e diasporës, të moshave 7-15 vjeç, të konkurojnë me krijimet e tyre (poezi, prozë-tregim ose përrallë). Të gjithë fëmijët pjesëmarrës do të marrin një “Diplomë” pjesëmarrjeje, ndërkohë që tre çmimet e përzgjedhur nga juria do të marrin medaljet përkatëse. Organizatorët kanë menduar që krijimet e fëmijëve të përmblidhen në një antologji e cila do t’ju dhurohet fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

Ky konkurs ka për qëllim nxitjen dhe stimulimin e fëmijëve në diasporë të shkruajnë gjuhën shqipe dhe është një aktivitet që mbështetet krejtësisht  në vullnetin e mbështetjen financiare të organizatorëve.

Krijimet e fëmijëve mund t’i dërgoni në mailin talentet.e.vegjel@gmail.com.

Juria e përbërë nga Ardita Jatru (poete- Greqi), Besnik Camaj (poet, lektor- Zvicër), Eleana Zhaku (përkthyese- Belgjikë), Ndue Lazri (publicist, gazetar-Itali), Ornela Musabelliu (botuese, redaktore- Belgjikë) do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe krijimet e fëmijëve do t’ju dërgohen me numra, pa u përmendur emri dhe shteti i konkurruesit, vetëm mosha.

Me përgatitjen për botim të antologjisë do të merret poetja Armela Hysi.

“Dita finale e këtij konkursi do të jetë dita e shpërndarjes së vlerësimeve që është menduar të jetë në Mars në kuadër të ditës së poezisë. Dëshira e organizatorëve është që ndarja e çmimeve të jetë një spektakël me pjesëmarrjen fizike të fëmijëve, prindërve, mësuesve, por edhe nëse kjo nuk do jetë e mundur deri atëherë, ndarja e vlerësimeve do të bëhet në mënyrë virtuale dhe shpërblimet do dërgohen me postë.  Presim me kënaqësi çdo krijim të fëmijëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori