LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Detroiti i shpenzoi në derivate 900 dollarët e kursyera, benzinën ia dhuroi 80 infermierëve që janë në vijën e parë të frontit

Burri nga Detroiti i shpenzoi në derivate 900 dollarët e kursyera, benzinën ia dhuroi 80 infermierëve që janë në vijën e parë të frontit

Një burrë i cili kishte arritur t’i kursej 900 dollarë, kishte vendosur që me këtë shumë të parave të ndihmojë të tjerët – duke ofruar benzinë falas për infermierët e Detroitit që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, shkruan CNN.

Allen Marshall ditën e mërkurë dhe të enjte e kaloi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës medicinale të Detroitit, duke mbajtur një pankartë në duar në të cilën shkruante “benzinë falas për infermierët”, transmeton Telegrafi.


“I dua dhe dëshiroj që ata ta dinë këtë”, ka thënë ai për CNN.

Michigani është një nga shtetet më të goditura në SHBA nga pandemia e coronavirusit, e sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani janë regjistruar 10,791 raste me COVID-19 dhe 417 tjerë të vdekur.

E Imran Al Samet që punon në pompën e derivateve, ka thënë se Marshall kishte blerë benzinë për 80 vetura gjatë të mërkurës dhe enjtes.

“Kishte shumë infermiere që futeshin në dyqan fillimisht, dhe Marshall nuk kishte rastin t’ua sheh reagimet kur e kuptonin se çfarë kishte bërë ai për to”, ka shtuar Al Samet.

Në anën tjetër Marshall u kishte thënë mediave se paratë i kishte kursyer për të blerë vegla të ndryshme pune, por kur pandemia goditi vendin – vendosi që ato para t’i shpenzojë për blerjen e benzinës për infermierët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori