LAJMI I FUNDIT:

Juristët thonë se aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka prova të qëndrueshme

Juristët thonë se aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka prova të qëndrueshme

Njohësit e çështjeve të drejtësisë thonë se aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka prova të qëndrueshme. Sipas tyre, është e çuditshme se si ka arritur që kjo aktakuzë të konfirmohet. Ndërsa vendimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale ka paraqitur disa krime që pretendohet që janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së.

Është publikuar vendimi i aktakuzës së plotë prej 263 faqeve nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, për ish-krerët e UÇK, të cilët akuzohen për krime lufte. Kjo aktakuzë e publikuar përmban edhe data, vende e raste specifike që pretendohen si krime të kryera, e në pikën 371 mes të tjerash shkruan:

Më 25 ose 26 korrik 1998, dita e një sulmi serb në Llapushnik, pjesëtarë të UÇK-së morën rreth 30 të arrestuar nga Kompleksi i burgut në Llapushnik përmes maleve të Berishës. Me të arritur në një pyll aty pranë, pjesëtarë të UÇK-së liruan 20 të paraburgosur, nga ky grup prej 30 personash qëlluan mbi 10 të burgosurit të mbetur me armën AK-47. Trupat e të arrestuarve të ekzekutuar u lanë në vendi i ekzekutimit.


Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se krerët e UÇK-së do të gjykohen për shkak të pozitave komanduese që kanë pasur.

“Këto janë akuza shumë të rënda dhe unë nuk besoj që janë të kryera nga këta katër ish-liderë të lartë të UÇK-së. Këta ish-drejtues të UÇK-së do të akuzohen sipas vijës komanduese”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ismet Salihu.

Pavarësisht këtyre, analisti Blerim Burjani thotë se është e çuditshme se si është konfirmuar aktakuza, pasi siç thotë ai, nuk ka prova të fuqishme.

“Nuk ka argumente të fuqishme brenda aktakuzës. Problemi është si ka mundur të konfirmohet një aktakuzë e tillë pa publikim e plotë të materialit të aktakuzës, që tashmë është publikuar por që prapë nuk është i qartë”, deklaroi Blerim Burjani.

Në mesin e pretendimeve, Porkuroria Speciale në këtë dokument të publikuar thotë se pjesëtarët e UÇK-së, kanë kryer tortura ndaj njerëzve mbi baza etnike, fetare dhe politike./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori