LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga Kruja, “qyteti i bekuar”

Reportazh nga Kruja, “qyteti i bekuar”

Emri i qytetit të Krujës ka prejardhjen nga fjala “Krua”, për faktin se gjendet në faqen e një mali të pasur me ujë të freskët.

Në sheshin e Kalasë së Krujës janë gjetur varre ilire të datuara nga shekulli IV. Në fund të shekullit XII, kështjella merr formën e kompletuar duke u bërë qendër e një garnizoni bizantin.

Sipas dokumenteve, pazari është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane,


Ajo që e bënë të veçantë Krujën si qytet, është tradita dhe kultura që kanë ruajtur qytetarët, Këtë e dëshmojnë dhe objektet e vjetra, siç është shtëpia e Ismail Pashë Toptanit, e ndërtuar në vitin 1764. Dhomat të cilat gjenden brenda kësaj shtëpie kanë vlerë artistike, pasi disa prej mureve janë të pikturuara.

Por, rëndësia e këtij qyteti lidhet më së shumti me veprën dhe aktivitetin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), i cili e bëri Krujën pikë të papërkulur të rezistencës ndaj osmanëve.

Për më shumë, shikojeni reportazhin e përgatitur nga gazetarja Anila Ahmataj. /News24/