Një person është plagosur me armë zjarri dhe pesë tjerë kanë marrë lëndime trupore gjatë përleshjes që ka ndodhur sot mes policëve dhe disa qytetarëve në Fushë Kosovë.
Prokurori i rastit të përleshjes në Fushë Kosovë, Armend Hamiti ka njoftuar se gjashtë persona janë duke u intervistuar nga policia, transmeton Telegrafi.
“Përleshja ka ndodhur pasi është dhënë gjoba nga ana e policisë, ku pastaj disa persona kanë dalë që të pengojnë policët. Një shkrepje me armë ka ndodhur për toke, jemi duke identifikuar personat e përfshirë dhe hetimi po vazhdon. Nuk ka ndonjë të lënduar që ka rrezik jetën”, u shpreh ai para mediave.
Hamiti theksoi se ende nuk ka vendim për arrestim të personave, dhe se momentalisht janë duke u intervistuar gjashtë persona në stacionin policor.
“Në vendin e ngjarjes janë edhe nga Inspektorati Policor që po hetojnë nëse policët kanë bërë ndonjë lëshim. Janë sulmuar dy zyrtarë policorë, me informacionet që i kemi është dikush nga lokali që është lënduar. Tani ka ardhur edhe informata që i lënduar mund të jetë edhe një qytetar që ishte kalimtar rasti”, theksoi Hamiti.
Ndryshe, përleshja fizike mes policëve dhe qytetarëve ka ndodhur sot rreth orës 14:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City