Poezi nga: Raymond Carver
Përktheu: Fadil Bajraj
Frikë se do të shoh auto policie si kthehet këndej.
Frikë të fle natën.
Frikë se nuk do të mund të fle.
Frikë se mos po kthehet e kaluara.
Frikës se mos po ikën e tashmja.
Frikë nga telefoni, që cingëron në natën e pistë.
Frikë nga stuhitë elektrike.
Frikë nga pastrimi i gruas, që ka njollë në faqe!
Frikë nga qentë, për të cilët thonë se nuk kafshojnë.
Frikë nga shqetësimi!
Frikë se mos më duhet ta identifikoj trupin e mikut të vdekur.
Frikë se mos po mbetem pa asnjë dysh.
Frikë të kem tepër, sado që njerëzit këtë s’do ta besonin.
Frikë nga profilët psikologjikë.
Frikë nga vonesa dhe frikë që të mos mbërrijë para të gjithë tjerëve.
Frikë nga dorëshkrimi i fëmijëve të mi nëpër mbështjellëse.
Frikë se mos po vdesin para meje, dhe që të mos ndihem fajtor.
Frikë se mos më duhet të jetoj me nënën në pleqërinë e saj, dhe timen.
Frikë nga rrëmuja.
Frikë se mos po mbaron dita kobshëm.
Frikë se mos po zgjohem e të shoh se ke ikur.
Frikë se nuk dua dhe se nuk dua tamam sa duhet.
Frikë se atë që dua nuk është vdekjeprurëse për ata që i dua.
Frikë nga vdekja.
Frikë se do të jetoj goxha gjatë.
Frikë nga vdekja.
Unë e thashë këtë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak