Katy Perry nuk është vetëm një nga artistet më të mëdha të muzikës në botë, por ajo është gjithashtu një fashioniste e mahnitshme, një femër model jashtëzakonisht frymëzuese, një mama e re dhe e fejuara e Orlando Bloom.
Për të festuar fuqinë e mrekullueshme të KP- emri i vërtetë Katheryn Hudson – ne kemi mbledhur nëntë arsye se përse e adhurojmë atë.
Sigurisht, ne lehtë mund të kemi gjetur më shumë se nëntë arsye, duke marrë parasysh jetën dhe karrierën profesionale të 35 vjeçares.
1) Katy Perry dhuron performanca të mahnitshme ‘live’
Ne ishim shumë më fat që Katy solli tri versione akustike të këngëve të saj nga albumi i pestë “Witness”. Perry shfaqet po ashtu duke kënduar hitin e madh “Chained To The Rhythm”.
2) Katy Perry ka një sens humori shumë të mirë
Katy Perry mund të jetë një superyll global, por ajo nuk është edhe aq serioze, madje është shumë shumë argëtuese.
3) Katy Perry i do shumë fansat e saj
Fansat e Katy Perry quhen KatyCats. Fansat krijuan pseudonimin kur perëndesha e muzikës pop filloi turneun “Hello Katy” në vitin 2009 dhe kjo qëndron edhe sot. Ashtu si shumë grupe të tjera, KatyCats krenohen që jo vetëm mbështesin Katy por edhe njëri-tjetrin. Artistja amerikane adhuron fansat e saj dhe shpesh flet për ta në Twitter.
❤✨So much love for my #KatyCats on this mushy day! Thanks for keeping me floating and grounded all at the same time✨❤ pic.twitter.com/DS3MNkwXrw
— KATY PERRY (@katyperry) February 14, 2017
4) Katy Perry me rekord botëror në ‘Guinness’
Katy Perry në të vërtetë mban rekorde të shumta botërore – jo vetëm që ishte personi i parë që grumbulloi 100 milionë ndjekës në Twitter, por në shkurt të vitit 2017, kënga e saj “Chained To The Rhythm” u bë kënga më e transmetuar në Spotify në 24 orë nga një artiste femër, duke u transmetuar 3,062,293 në një ditë të vetme.
E njëjta gjithashtu mban rekordin si ‘femra e parë’ që ka pesë këngë në vendin e parë nga një album në ShBA, dhe ishte gjithashtu këngëtarja më e shikuar në YouTube në 2014 me 2.4 miliardë.
5) Marrëdhënia e Katy Perry me Orlando Bloom
Këta të dy ishin një nga çiftet tona të famshme kur u bënë bashkë në vitin 2016, teksa zemrat tona u thyen kur u ndanë në 2017 me një deklaratë të përbashkët, “Para se thashethemet të dalin nga kontrolli, ne mund të konfirmojmë që Orlando dhe Katy po marrin hapësirë e kohë nga njëri tjetri”.
Sidoqoftë, pasi u panë duke shkëmbyer puthje në koncertin e Ed Sheeran përsëri në gusht të atij viti, dukej sikur gjërat u kthyen seriozisht dhe Katy tha në “This Morning Mashup”, “Epo, ju e dini, unë mendoj se njerëzit janë brenda dhe jashtë jetës tuaj. Është mirë të mbash pranë vetes njerëzit që do”.
Fatmirësisht, artistja konfirmoi se dyshja ishin përsëri së bashku në prill 2018, dhe të dy njoftuan fejesën në ‘Ditën e Shën Valentinit’ në 2019 me një seri postimesh të publikuara në Instagram.
Ata gjithashtu mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove në gusht të vitit 2020.
6) Katy Perry bën video muzikore të shkëlqyera
Katy Perry thjesht bën videot muzikore të jashtëzakonshme. Shikoni klipin për “Chained To The Rhythm”, e cila paraqet këngëtaren në një tren lojërash paksa të rrezikshëm.
Sigurisht, në mars 2020, Katy lansoi videoklipin e saj për “Never Worn White”, ku konfirmoi se është shtatzënë.
8) Katy Perry ka qenë pjesë e disa bashkëpunimeve të mëdha
Në karrierë, Perry numëron edhe disa bashkëpunime të suksesshme si “Feels” me Calvin Harris, Pharrell Williams dhe Big Sean.
9) Katy Perry gjithmonë ka një stil të veçantë në secilën paraqitje publike
Ajo duket gjithnjë në formë të mirë, edhe pse shfaqet në stile të ndryshme flokësh. Nëse nuk besoni, më poshtë ua sjellim disa fotografi:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe