Nga: Rrahman Paçarizi
Malësorja (e Nazmi Rrahmanit), Pinoku (Carlo Colodi), Debatik (Selman Vaqari), Të munduarit (Hasan Petrela) Ese mbi letërsinë (Sabri Hamiti)… Veprat letrare që i kam lexu shumë herë – nuk gaboj nëse them dhjetëra herë – i gjeta në ekspozitën e organizuar nga Berat Dakajj dhe Shtëpia Botuese Armagedoni, ku unë e sprovova veten me një prozë më të gjatë.
Jo se nuk kam mundë me i gjetë këto vepra që lidhen fort me fëmijërinë time, por këtë herë i gjeta botimet që i kam pasë në bibliotekën shumë të pasur të babës tim, të djegur deri në faqen e fundit.
Me t’i parë ato libra, m’u duk sikur m’u kthye biblioteka e fëmijërisë, m’u kthyen librat e renditura sipas qejfit tim, vitrina ngjyrë bordo të shkëlqyeshme, sikur m’u kthyen edhe fotografitë e djegura, dorëshkrimet e babës, studimet e tij kurrë të botuara që e kisha andërr me i botu ndonjëherë, pa lejen e tij…
Teksa e shikoja ekspozitën e shihja një fëmijë që rendiste librat në rafte, herë sipas rendit alfabetik, herë sipas pëlqimit tim, herë sipas trashësisë së librit, herë sipas asaj se sa herë i kisha lexu, herë sipas ngjyrave. E shihja një fëmijë që mbante shënim për të gjitha librat e lexuara, duke u krekosur në shkollë me numrin e romaneve të lexuara… Pastaj e shihja veten para shtëpisë së djegur… duke u ngjitë shkallëve deri në katin e dytë në dhomën e vogël (ashtu i thoshim dhomës së mbushur me libra ku ishte vetëm një kanape) të mbushur tashmë me hi librash të djegur, ku asnjë faqe s’kishte shpëtu dhe asnjë fotografi në sirtarët e poshtëm të vitrinës. Si me ta fshi kujtesën me një komandë të gabuar dhe pastaj me u përpjekë me shpëtu ndonjë ”file”, libër jo se jo, po ndonjë fotografi që nena e kish marrë me vete duke ikur maleve e pastaj në Fier… Kur e pata lexu romanin Talianka të Agron Gashit, e pata veçu pjesën kur hyjnë në një shtëpi pas luftës dhe gjejnë një dhomë librash. Ajo pjesë ishte ekstratematike dhe jashtë motivit kryesor të romanit, por mua më pati bërë për vete mënyra e përshkrimit të dhomës me libra.
Tash, më duket se më shumë më ka bërë për vete njëjtësimi me dhomën e librave, mënyra e rrëfimit për renditjen e librave, inventari që Agroni i bën bibliotekës së kushedi se kujt…
Mikut tim, Albin Mehmetit, që e ndihmonte Beratin për ekspozitën, i thashë të m’i ndante disa libra – ato që i përmenda dhe disa libra të gjuhësisë, botimet të vjetra, të Çabejtë, të Rrotës e të Cimohovskit, por edhe studimin e Rexhep Ismajlit për poezinë e sotme arbëreshe.
Një të premte vjeshte s’e kisha menduar të ma kthente kujtesën e fshirë të librave që brezave të rinj mund t’u duket patetike. Faleminderit Berat!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMOS U DORËZO KURRË
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
Fjalimi i Skënderbeut!?
Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!
GJUHA SHQYPE
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje