“Asgjë e re në frontin e Perëndimit” është romani par ekselencë kundër luftës. Në 50-vjetorin e vdekjes së Remarkut (Erich Maria Remarkut), Deutsche Welle i bën një vështrim këtij libri me famë botërore.
Libri i Remarkut është portreti i një brezi, i cili nga bankat e shkollës vajti me eufori në front dhe humbi në fund jetën nga makineria vrastare e luftës. Shumë burra në fillim të shekullit XX e pritën me padurim Luftën e Parë Botërore. Ishte koha e përmbysjeve të mëdha dhe e pasigurive të mëdha. Progresi teknik përcaktonte hapin: fabrika, makina, zbulime të reja shkencore. Shoqëria patriarkale pësoi çarje, gratë u rebeluan kundër roleve dhe modeleve të vjetra dhe kërkonin me zë të lartë më shumë të drejta.
E vjetra mbaroi, e reja erdhi shumë shpejt dhe i befasoi njerëzit duke i mbingarkuar ato, sidomos botën mashkullore. Kështu, ata shpresonin se lufta mund të ishte “forca pastruese” për të ndaluar ndryshimin. Ata e brohoritën shpërthimin e luftës në verën e vitit 1914 dhe besonin fort, se për Krishtlindje do të ishin përsëri në shtëpi. Por nuk doli ashtu.
Kasaphana në llogore, nata nën breshërinë e granatave, monotonia midis sulmeve: Të gjitha këto i përjeton rrëfyesi i Remarkut në vetën e parë, një rekrut i ri. Nxënësi delikat kthehet në një qënie gjysmake e të shtangur.
“Një rekrut (…) tërheq pas vetes gjurin e copëtuar; një tjetër shkon te pika e fashimit të plagëve, dhe mbi duart që i mban të kryqëzuara shpërthejnë zorrët (…) Tmerri mund të durohet, për sa kohë i nënshtrohesh; por ai merr jetë, kur e mendon”.
Remarku i përshkroi shumë qartë ngjarjet e luftës, por atij vetë iu desh të luftonte shumë shkurt në front. Në vitin 1916 u rekrutua me detyrim duke qenë nxënës shkolle, por shumë shpejt u plagos dhe u dërgua në një spital fushor. Atje dëgjonte historitë e të plagosurve rëndë në front dhe mbante shënime, prej të cilave doli më vonë romani i tij me famë botërore. Por, për të stimuluar shitjen e librit, pohoi se i kishte përjetuar vetë të gjitha.
“Asgjë e Re në frontin e Perëndimit” u botua për herë të parë si libër në vitin 1929 dhe u bë brenda natës një nga sukseset më të mëdha në letërsinë gjermane. Kritikët në të gjithë botën e përshëndetën romanin si një “akuzë pacifiste kundër luftës”. Pak kohë më vonë ai u bë madje film nga Hollivudi.
Qarqet e djathta në Gjermani shihnin tek libri baltosjen e kujtimit të ushtarëve të tyre. Në vitin 1933, pas marrjes së pushtetit nga nazistët, libri i Remarkut u dogj publikisht dhe u ndalua. Ndërkohë, autori kishte emigruar prej kohësh në Zvicër. Remarku, derisa vdiq, shijoi imazhin e tij si pacifist dhe famën e tij të hershme, por e cila nuk u pasua me vepra të tjera. Vite më vonë pranoi se kishte qenë gjithmonë një njeri apolitik. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje