Shenjë e kancerit: Çfarë s’duhet të injorojnë gratë pas menopauzës
Kur zbulohen herët, shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha simptomat
Disa ditë para Krishtlindjeve të vitit 2017, Shelley Nott filloi të kishte gjakderdhje, në një mënyrë të ngjashme me fillimet e periodave të saj. “Nuk e kuptova vërtet se çfarë po ndodhte”, tha Nott për Telegraph, e cila ishte 59 vjeç asokohe dhe e kishte kaluar menopauzën 14 vjet më parë. Pas testimeve të herëpashershme, u zbulua se ajo kishte kancer në zorrën e trashë.
Kur zbulohen herët, shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, gjë që ndodhi për Nott.
Por sipas The Eve Appeal, një fond për financimin e hulumtimeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për pesë llojet e kancerit gjinekologjik – mitër, vezore, qafën e mitrës, vulvë dhe vagjinë – 80% e grave nuk do të shkonin te mjeku nëse do të përjetonin gjakderdhje të papritur vaginale.
The Eve Appeal dhe fushata të ngjashme kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë gratë se kur gjakderdhja vaginale është normale dhe kur jo. Ajo mund të mos jetë normale në shumë raste, nga gjakderdhja ndërmjet periodave, gjakderdhja pas seksit e deri te gjakderdhja pas menopauzës.Studime të shumta thonë se 5% e gjakderdhjeve pas menopauzës janë për shkak të kancerit. Pra, nuk është shumë e shpeshtë, por është mjaftueshëm sa për të mos u injoruar. Një përqindje e tillë është e barabartë me 1 në 20 persona.
Kur nivelet e estrogjenit bien ndërsa gratë kalojnë menopauzën, lëkura kudo bëhet më e thatë dhe më e hollë, që do të thotë që lëkura në vaginë është më e hollë dhe ndodh të ketë gjakderdhje pas seksit.
Një shqetësim zgjidhet lehtë përmes kremrave, megjithatë specialistët duan që gratë të kërkojnë këshilla dhe ndihmë mjekësore gjithsesi, sepse vetëm kështu diçka më serioze do të kapet herët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë mënyra për t’u dukur e bukur pa grim
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
Si ta ndalosh fiksimin e asaj se çfarë mendojnë të tjerët për ty
Imperativi gjithmonë ka sukses: Dama, ja se si ta pengoni tradhtinë
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare