LAJMI I FUNDIT:

​Hotin e pret një seancë ‘e nxehtë’ për marrëveshjen e Uashingtonit

​Hotin e pret një seancë ‘e nxehtë’ për marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë të enjten para deputetëve për marrëveshjen e Uashingtonit.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme. Në seancën e parë të sesionit vjeshtor pritet të shqyrtohen edhe disa pika tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Marrëveshja u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.


Marrëveshja është kundërshtuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat kanë akuzuar Hotin se nuk ka sjellë nga Uashingtoni njohjen e premtuar, përderisa me marrëveshjen e nënshkruar ka dëmtuar Kosovën.

Vetëvendosja e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se disa nga pikat e saj janë gabim dhe shkelin Kushtetutën.

Zyrtarë të kësaj partie u ndalën kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të liqenit të Ujmanit, i cili është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë.

Vetëvendosje ka akuzuar Hotin se ka pezulluar përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke bërë kështu një lëshim të madh dhe që paraqet shkelje të Kushtetutës.

Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore vitin e kaluar, e kundër së cilës ishte deklaruar edhe vetë kryeministri Hoti.

Vetëvendosje po ashtu ka paralajmëruar hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori