LAJMI I FUNDIT:

Gara: Janë gjetur mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut, dyshohet dhe për pesë trupa

Gara: Janë gjetur mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut, dyshohet dhe për pesë trupa
Foto: Ilustrim

Gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në veri të Mitrovicës, sot është gjetur një trup, i cili dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Gara tha se edhe para tri jave kanë gërmuar në të njëjtin lokacion dhe kanë gjetur mbetje mortore të një personi tjetër, i cili dyshohet se është po ashtu viktimë e luftës.


“Në vazhdën e aktiviteteve mbi bazën e informacioneve të siguruara paraprakisht, por edhe të trajtuara në kuptimin e realizimit të këtij informacioni, jemi kthyer prapë sot në Mitrovicë për të vazhduar gërmimet vlerësuese. Para tri jave kemi qenë dhe kemi gërmuar, të cilat kanë rezultuar me gjetjen mortore të një personi, viktimës luftës dhe sot jemi kthyer sërish për të vazhduar gërmimet pikërisht në lokacionin që kemi arritur të lokalizojmë si rezultat i shqyrtimit të informatave dhe analizimit të tyre dhe në këtë rast dhe gërmimet vlerësuese të realizuara sot kanë rezultuar me zhvarrosjen  e mbetjeve mortore të një personi, viktimë e luftës”, ka thënë ai.

Gara po ashtu tha se në bazë të informatave të siguruara në të njëjtin vend dyshohet edhe për pesë viktima të tjera.

“Ne do të kthehemi prapë në këtë lokacion, në hapësirat e varrezave të besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës. Meqë i kemi informatat ku duhet të jenë së paku dhe pesë viktima të luftës që janë groposur në këtë hapësirë të varrezave. Puna që është realizuar sot është vazhdimësi e aktiviteteve gërmuese në këtë hapësirë ose në këtë lokacion të Republikës së Kosovës”, tregoi Gara.

Sipas tij, si rezultat i gërmimeve prej pas luftës së Kosovës janë më shumë se 55 persona që janë zhvarrosur nga dy anët e qytetit të Mitrovicës, përkatësisht rrugës për Zveçan.

Edhe kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Çerkini për Telegrafi tha se sot është gjetur një trup i luftës së fundit në Kosovë, në varrezat e myslimaneve.

“Sot kanë gërmuar dhe kanë gjetur një trup në varrezat e myslimaneve në veri të Mitrovicës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori