LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por çuditërisht nuk ka vend për Messin – Ronaldo në vend të tij

Formacioni më i mirë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por çuditërisht nuk ka vend për Messin – Ronaldo në vend të tij

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të garës më të madhe evropiane për klube Ligës së Kampionëve.

Tanimë janë mësuar edhe katër skuadrat e fundit çerekfinaliste, teksa UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj javës.


Barcelona, Bayern Munich, Olympique Lyon dhe Manchester City kanë kaluar tutje duke eliminuar klubet si Napoli, Chelsea, Juventus dhe Real Madrid.

Në formacionin më të mirë të javës nuk ka vend çuditërisht për gjeniun argjentinas Lionel Messi edhe pse pati një paraqitje brilante ndaj Napolit me një gol të shënuar dhe një penallti të fituar.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kujtojmë që pikërisht në fitoren e Barcelonës 3-1 ndaj Napolit, në fund të takimit Messi u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes nga UEFA.

E vendin e argjentinasit e ka zënë ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo që shënoi dy gola ndaj Lyonit, por që në fund nuk i mjaftuan ekipit të tij për të kaluar tutje.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Bayern Munich është skuadra me më së shumti futbollistë pjesë e formacionit, plot pesë, ndërsa Barcelona ka tre.

Në portë është Manuel Neuer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Nelson Semedo, Clement Lenglet e Alvaro Odriozola.

Në mesfushë janë Ivan Perisic e Corentin Tolisso nga Bayern, ndërsa Ivan Raktici nga Barcelona dhe Raheem Sterling nga Manchester City.

Treshja e sulmit është e frikshme me Cristiano Ronaldon në krahun e djathtë, Gabriel Jesus në krahun e majtë dhe Robert Lewandowskin në qendër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori