Greenpeace akuzon qeverinë gjermane për shkelje të përsëritura të kritereve të eksportit të armëve. Ministria e Ekonomisë e merr në mbrojtje politikën gjermane të eksporteve.
Sipas një studimi të fundit të Institutit për Studime për Paqen dhe Konfliktet (HSFK) prej 30 vjetësh, pra që nga fundi i konfliktit Lindje-Perëndim në vitin 1990, qeveritë e ndryshme gjermane kanë miratuar ose madje kanë nisur dhe nxitur në mënyrë aktive eksportet e armëve në vende dhe rajone, ku nuk duhet të ishin dërguar kurrë të tilla.
Në studim thuhet gjithashtu se në shtator 2014, për shembull, policia meksikane përdori pushkë G-36 të prodhuara në Gjermani për të sulmuar me dhunë protestat e studentëve. Demonstrues të shumtë u vranë.
Në rastin e luftës në Jemen ishte Arabia Saudite e ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Shumë armë lufte dhe armatime të tjera që Arabia Saudite kishte përdorur në Jemen ishin të prodhimit gjerman.
Lipset një ligji më i rreptë për eksportin e armëve
“Armë gjermane shfaqen në mënyrë sistematike në zonat e luftës dhe në duart e diktatorëve,” tha eksperti për çarmatimin pranë organizatës Greenpeace Alexander Lurz. “Ne kemi nevojë urgjente për një ligj të rreptë për eksportin e armëve që ndalon eksportin në vendet e treta dhe i jep fund këtij erozioni të qëllimshëm dhe sistematik të direktivave për eksportin”.
Ministria Federale e Ekonomisë kumtoi për gazetën “Welt am Sonntag” se Gjermania ndjek një politikë kufizuese në eksportin e armëve. Ajo karakterizohet nga “një shqyrtim i kujdesshëm dhe individual i çdo rasti”. Një “analizë e përgjitshme e bazuar vetëm shifrat e vendimeve të miratimeve” nuk është një kriter përshtatshëm për të vlerësuar rreptësinë dhe kufizimet në eksportin e armëve.
Detajet mbahen sekret
Eksporti i armëve të luftës nga Gjermania u rrit përsëri këtë vit. Vlera e armëve të luftës të eksportuara nga Gjermania në katër muajt e parë të vitit 2020 ishte më shumë se 492 milion euro.
Qeveria federale i mban detajet sekret. Në ndryshim nga viti 2019 qeveria federale gjermane i shpalli këtë vit si sekrete detajet mbi çështjen e eksporteve të vërteta për në vendet e treta – duke iu referuar një “riidentifikimi të mundshëm të kompanive të prekura” dhe “mbrojtjes së sekretit të tregtisë dhe të biznesit”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë