LAJMI I FUNDIT:

Takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme, më 16 korrik

Takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme, më 16 korrik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelaraja gjermane, Angela Merkel kanë dalur me një deklaratë të përbashkët sot pas mbajtjes së Samitit të Parisit, ku u bë e ditur se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të rifillojë më 12 korrik të këtij viti me një videokonferencë, ndsërkaq po ashtu me 16 korrik do të vazhdohet me takimin e parë në Bruksel.

Në këtë deklaratë thuhet se nëse do të jetë e nevojshme do të organizohet edhe një samit i ri për lehtësimin e këtij dialogu, ndërkaq thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta lehtësojë dialogun mes dy vendeve.

Deklarata e plotë:


Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel organizuan sot një samit përmes videokonferencës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit evropian për Punë të Jashtme dhe politikë të sigurisë / Nënkryetar i Komisionit Evropian Josep Borrell, dhe Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor.

Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti kanë rënë dakord të rifillojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018. Bashkimi evropian do të vazhdojë të lehtësojë dialogun e tyre, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, me anë të një marrëveshje gjithpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme.

Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në kuadër të punëve që janë në vazhdim e sipër në shumë fusha të propozuara në procesin e Berlinit, si masa të rëndësishme për ndërtimin e besimit midis dy palëve.

Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet midis dy palëve do të fillojnë më 12 korrik me videokonferencë dhe do të pasohen më 16 korrik nga një takim i parë në Bruksel. Ato do të organizohen nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe PSBE Lajčák. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel inkurajuan Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti të arrijnë përparim substancial në negociata në muajt e ardhshëm.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe ka një rëndësi të madhe për perspektivën e pranimit të dy vendeve në BE. Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel do të mbetet të angazhuar për këtë çështje, në mbështetje të dyja palëve dhe të Bashkimit Evropian, dhe do të jenë të gatshëm të organizojë një samit të ri nëse është e nevojshme në një fazë të mëvonshme në negociata.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori