LAJMI I FUNDIT:

Chelsea u kthehet fitoreve, mposht Watfordin dhe kthehet në pozitën e katërt

Chelsea u kthehet fitoreve, mposht Watfordin dhe kthehet në pozitën e katërt
Chelsea (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Watfordit me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier.

Londinezët nga fillimi ishin më të mirë, duke tentuar që ta zhbllokojnë rezultatin herët.


Goli i parë erdhi në minutën e 28-të, pas një asistimi të Ross Barkley te Olivier Giroud, i cili godet me të parët për 1-0.

Chelsea vazhdoi presionin dhe kjo solli sukses, pasi që Cristian Pulisic u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë.

Nga pika e bardhë i saktë doli Willian që shënoi për 2-0.

Se të besuarit e Frank Lampard e donin fitoren tregojnë edhe rastet e njëpasnjëshme në pjesën e dytë, por që goli erdhi shumë vonë.

Ross Barkley shënoi në kohën shtesë për 3-0, duke e vënë fitoren në kasafortë.

Chelsea kthehet në pozitën e katërt me 57 pikë. /Telegrafi/