LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton bindshëm ndaj Trepçës ’89, i qëndron afër Prishtinës dhe Dritës

Ballkani fiton bindshëm ndaj Trepçës ’89, i qëndron afër Prishtinës dhe Dritës

Ballkani ka fituar me rezultat bindës ndaj Trepça ’89 3-1 në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e fituan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve, e që ky mund iu shpërblye në minutën e 19-të.


Ishte Jetmir Topalli, ai që realizoi golin e parë në këtë takim, duke gjuajtur saktë me kokë në portën e Erkan Spahija.

Mirëpo, anëtari i skuadrës mitrovicase, Arb Manaj e ktheu ndeshjen në normalitet me golin e realizuar në minutën e 23-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 77-të e takimit kur Ermal Krasniqi i riktheu epërsinë Ballkanit me një gol të bukur brenda zonës së rreptësisë.

Dhjetë minuta më vonë, Mirlind Daku (87’) shënoi me kokë për 3-0, e që njëherësh vulosi edhe fitoren e vendasve, që është e para pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë nga coronavirusi në mesin e muajit mars, pasi kishin dy barazime në ndeshjet e kaluara.

Pas javës së 25-të, Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Trepça ’89 në të nëntin me 27 sosh. /Telegrafi/