LAJMI I FUNDIT:

I vërsulet turmës me kamion, protestuesit amerikanë e nxjerrin jashtë dhe rrahin brutalisht shoferin – më pas arrestohet nga policia

I vërsulet turmës me kamion, protestuesit amerikanë e nxjerrin jashtë dhe rrahin brutalisht shoferin – më pas arrestohet nga policia

Një kamion cisternë është futur në masë ku mijëra qytetarë amerikanë po protestonin pas vdekjes së George Floyd, të cilët kishin mbyllur autostradën që lidh Minneapolis me pjesët tjera të SHBA-së.

Videoja shfaq kamionin duke lëvizur me shpejtësi të madhe në autostradën I-35W, derisa mijëra protestues ishin në rrugë, transmeton Telegrafi.


Sipas autoriteteve, kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma të cilët e kishin rrethuar.

Bëhet fjalë për shoferin 35-vjeç, Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin Vechirkon të mbuluar në gjak dhe pa bluzë, derisa protestuesit e dorëzojnë të policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Departamenti për Sigurisë Publike në Minnesota, ka njoftuar shoferi i kamionit është arrestuar dhe më pas është dërguar në spital për tretman pas lëndimeve trupore që i kishte marrë nga protestuesit.

Autoritet kanë bërë të ditur se nuk dihen motivet e këtij shoferit, por gjykuar nga pamjet ai kishte për qëllim të shtyp turmën që ishte mbledhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori