LAJMI I FUNDIT:

INPO: COVID-19 e vendosë Prishtinën në situatë më të rëndë sa i përket shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

INPO: COVID-19 e vendosë Prishtinën në situatë më të rëndë sa i përket shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Komuna e Prishtinës ka publikuar raportin financiar për periudhën janar-mars 2020, ndërsa raporti vë në pah vështirësitë kronike të komunës së Prishtinës për të shpenzuar kategorinë e investimeve kapitale, ku në tremujorin e parë të vitit janë shpenzuar vetëm 0.93% e buxhetit të planifikuar, apo 2.25% më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Kështu thuhet në reagimin e Inciativës për Progres (INPO). Madje, raporti thekson se pagesat për projektet kapitale janë të projekteve të bartura nga viti 2019.


Për këtë periudhë raportuese komuna nuk ka nisur realizimin e asnjë projekti të planifikuar për vitin 2020.

“INPO është e vetëdijshme se situata ka qenë dhe mbetet e pazakonshme si pasojë e COVID-19, dhe me këtë problem do të ballafaqohen të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, mirëpo vlerësojmë se më së shumti do të pësoj komuna e Prishtinës, pasi që kujtojmë se në vitin e kaluar nga kategoria e investimeve kapitale kësaj komune i kishin mbetur të pashpenzuara rreth 30 milionë euro”, thuhet më tej.

Sa i përket inkasimit të të hyrave vetanake, vërehet që ka një realizim të kënaqshëm. Në periudhën janar – mars 2020 komuna ka inkasuar 22.09% e të hyrave të planifikuara për këtë periudhë kohore, më një rritje të performancës së inkasimit për 1.68% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Pra, duke pasur parasysh situatën e krijuar si pasojë e pandemisë, vlerësojmë se ka pasur inkasim të kënaqshëm”, thuhet në reagim.

INPO i bën thirrje dhe i rekomandon ekzekutivit të komunës së Prishtinës që urgjentisht të krijojnë një plan dinamik se si të ecet tutje me realizimin e projekteve kapitale, duke pas parasysh fatin së për këtë vit janë planifikuar të fillojnë realizimin rreth 100 projekte, që në mënyrë të drejtpërdrejtë mundësojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Me këtë ritëm të punës, INPO dyshon se komuna do të arrijë të realizojë projektet e planifikuara dhe të ngrisë performancën e shpenzimit të kategorisë së investimeve kapitale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori